Dita botërore e teatrit

Shkup, 27 mars 2016 – Teatri mund të na tregojë gjithçka edhe se si zotërat jetojnë në qiell, edhe sesi të burgosurit kalben në shpella, edhe se si pasioni lartësohet edhe se si dashuria shkatërrohet, edhe se si njeriu i mirë nuk është i nevojshëm dhe se si mashtrimi mbretëron, edhe se si njerëzit jetojnë në apartamente, ndërsa fëmijët vuajnë në kampe të refugjatëve, edhe se si të gjithë duhet pastaj të kthehen në shkretëtirë, edhe se si të dashuruarit ndahen. Teatri mund të na tregojë gjithçka.

Këtë e shkruan regjisori rus, Anatolij Vasilev në mesazhin e sivjetmë ndërkombëtar për shënimin e Ditës botërore të teatrit 27 Marsit, në të cilin ai thekson se në pesëdhjetë apo shtatëdhjetë vitet e fundit, teatri është veçanërisht i nevojshëm.

“Pasi që nga të gjitha artet publike vetëm teatri ndodh nga goja në gojë, nga sytë në sy, nga duart në duar, nga trupi – drejt trupit… Teatri duhet të jetë i shumëllojshëm. Vetëm një teatër është i panevojshëm. Ai është teatri i lojërave politike, teatri i kurtheve politike, teatri i politikanëve, teatri politik. Teatri i terrorit të përditshëm – personal dhe kolektiv, teatri i trupave dhe teatri i gjakut në rrugë dhe në sheshe, në kryeqytete dhe provinca, midis religjioneve dhe etnive”, shkruan Vasilev në mesazh.

Dita botërore e teatrit është vendosur në vitin 1961 nga Instituti internacional i teatrit (IIT). Shënohet çdo vit më 27 mars kur para zbatimit të shfaqjeve në skenat në mbarë botën lexohen mesazhi ndërkombëtar dhe nacional për rëndësinë e teatrit. /Radio Vala

27_03_2016_teatri

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: