Sh.K.A “Jahi Hasani”, fiton vendin e dytë në Festivalin Flakadani i Karadakut në Viti të Kosovës

Çegran, me 28 mars 2016

Shoqëria Kulturore Artistike Jahi Hasani nga Çegrani i Gostivarit është kthyer me Çimin “Vendi i dytë” nga Festivali Flakadani i Karadakut që u mbajt në Viti të Kosovës.

Në tre netët e festivalit me 24, 25 dhe 26 mars, janë prezantuar mbi 20 grupet me te mira nga trojet shqiptare.

“Një kurorëzim i punës disa vjeçare dhe pasionit, ata serish na sollën emocione të forta krenarin të ndjehemi sërish të lumtur. Sh.K.A Jahi Hasani sërish dëshmoj se është ekip i madh dinjitoz e shumë i fortë që jo rastësisht del në skena ndërkombëtare. Këta artist bëjnë dallimin në konkurrencë skenike tregojnë vlerat të rralla, kjo u dëshmua edhe mbrëmë. Juria e vlerësoi kompozicionin programin e larmishëm, kostumin origjinal, sigurinë artistike në skenë, interpretimin live i bukur këngës nga Albina Bekteshi dhe shumë komponenta tjera. Nuk është lehte të jesh me çmim të dytë në Kosove ku tradita për këngën e vallen është shumë e madhe. Programi u përpunua më shumë kujdes nga prof. Vildan Saliu, kurse artistet me përvojë si Berat Xhelili, Merlind Ramadani, Arlind Shahini, Zurjeta e Fatime Rexhepi, Vjosa Ismaili e të tjerët arritën të jenë në kulmin e fituesve. Sh.K.A Jahi Hasani është trup artistik në rritje, ku sukseset janë evidente pavarësisht vështirësive të shumta ajo vazhdon të punoj me sukses të sjell çmimet. Kjo është detyra jonë, ne kemi bërë punën që na takon, ne nuk duam te ndalim pasionin e te rinjve. Shpresojmë çmimi i Vitisë të sjell frymë e qasje të re për Sh.K.A Jahi Hasani, ansambli vetëm në qytet që më shumë dinjitet dhe sukses prezantohet jo vetëm në Maqedoni por edhe ne arenën ndërkombëtare”, thekson për Radio Vala, kryetar i Sh.K.A Jahi Hasani, duke uruar për çmimin e fituar jo vetëm artistëve por edhe qytetarëve të Çegranit dhe Gostivarit.

K.S /Radio Vala

28_03_2016_jahi_hasani (1) 28_03_2016_jahi_hasani (2) 28_03_2016_jahi_hasani (3) 28_03_2016_jahi_hasani (4) 28_03_2016_jahi_hasani (5) 28_03_2016_jahi_hasani (6) 28_03_2016_jahi_hasani (7) 28_03_2016_jahi_hasani (8) 28_03_2016_jahi_hasani (9) 28_03_2016_jahi_hasani (10) 28_03_2016_jahi_hasani (11) 28_03_2016_jahi_hasani (12) 28_03_2016_jahi_hasani (13) 28_03_2016_jahi_hasani (14) 28_03_2016_jahi_hasani (15) 28_03_2016_jahi_hasani (16)

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: