Zëvendëskryeministri Musa Xhaferri takon Ministrin Jashtëm Austriak Sebastian Kurz

Shkup, me 12 Mars 2016

Gjatë punimeve që po realizohen në Samitin për Denokraci të Europës Qendrore dhe Lindore, i organizuar nga Instituti Internacional Republikan (IRI) dhe Fondacioni “Akademia Politike” Zv/Kryeministri Xhaferri realizoi një takim bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë z.Sebastian Kurz i cili njëkohësisht është edhe kryetar i bordit drejtues në Fondacionin “Akademia Politike”.

Z.Kurz gjatë takimit dypalesh me z.Musa Xhaferri shprehu vlerësimin e tij dhe falemenderoj Qeverinë e Repubilkës së Maqedonisë për rolin e saj shumë të rëndësishëm në menaxhimin e krizës së emigrantëve nga vendet e Lindjes.

Z.Kurz theksoi se pa konstruktivitetin e Qeverisë së Maqedonisë,vendet e Bashkimit Europian do kishin shumë vështirësi që të përballen me fluksin e madh të emigranteve Sirian.

Z.Xhaferri nga ana e tij falemenderoj Z.Kurz për konsideratat e tij për rolin e Qeverisë tonë dhe shprehu qendrimin se roli yne dhe subjektit që përfaqësojmë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, në kontinuitet ka qënë konstruktiv dhe përkrahës i fuqishëm i politikave të Bashkimit Europian.

Zv/Kryeministri Xhaferri gjatë diskutimit, j’u përgjigj interesit të z.Kurz për situatën politike në vend duke e informuar atë për gjitha zhvillimet e fundit, si dhe për përpjekjet tona për tejkalimin e një nga situatave më të vështira politike që kalon Republika e Maqedonisë që nga pavarësimi i saj.

Gjithashtu Z.Xhaferri  dhe Z.Kurz biseduan për  e bashkëpunimin në mes të Fondacionit “Akademia Politike” dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.

Z.Kurz u shpreh i gatshëm për këtë bashkëpunim dhe theksoi se në periudhë sa më të shpejtë kjo ide duhet të konkretizohet në një iniciativë të përbashkët.

Në fund të takimit, z.Xhaferri e ftoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë për vizitë në vendin tonë, ftesë të cilën z.Kurz e pranoi me shumë kënaqësi. 

Gjatë mbrëmjes, Z.Musa Xhaferri ka paraparë edhe një takim bilateral me Kryetarin e Partis Demokratike të Shqipërisë, z.Lulzim Basha i cili gjithashtu është pjes e punimeve në këtë Samit.

/Radio Vala

 827 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: