Bejta vizitoi komunën e Mavrovë – Rostushës, takoi kryetarin, Memedi

Gostivar, me 28 Mars – 2016

Kryetar i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta vizitoi Komunën e Mavrovë – Rostushës dhe u takua me kryetari, z. Mukrem Memedi.

Gjatë takimit miqësor mes dy kryetarëve të komunave fqinje, mes tjerash u bisedua për realizimin e projekteve të përbashkëta, bashkëpunimin dhe problemet me të cilat ballafaqohen këto dy komuna.

Pikë e rëndësishme e këtij takimi ishte realizimi i projekteve në fshatrat kufitare mes komunave, ndërkaq u kërkua zbatimi i plotë dhe papërjashtime i ligjit për zhvillim të barabart të regjioneve përmes Qendrës ragjinale për zhvillim planor.

Konkluzion i takimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit mes Komunës së Gostivarit dhe Komunës së Mavrovë – Rostushës një pjesë e së cilës me ndarjen e vjetër territoriale i takonte Komunës së Gostivarit.

Komuna e Mavrovë – Rostushës llogaritet si komunë rurale dhe shfrytëzon shërbime të Komunës së Gostivarit, siç është shërbimi i zjarrfikësve.

/Radio Vala

28_03_2016_bejta_memedi (1) 28_03_2016_bejta_memedi (2) 28_03_2016_bejta_memedi (3) 28_03_2016_bejta_memedi (4) 28_03_2016_bejta_memedi (5)

 724 total views,  9 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: