Gazetari Bekim Dalipi emërohet Kryetar i FC Besës së St.Gallenit

St. Gallen, më 1 Shtator 2018

Gazetari i mirënjohhr dhe dashamiri i madh i sportit, Bekim Dalipi është emëruar Kryetar i FC Besës së St. Gallenit, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

“FC Besa SG ka ri-mbushur detyren e Presidentit. Pasi ish-presidenti ynë Muhamet Krasniqi dha dorëheqje vullnetarisht, kryesija votoi në favor të presidentit të ri Bekim Dalipi. Bekimi e njeh mirë klubin dhe strukturat e tij dhe do ta avancojë FC Besa SG me motivimin e tij të palodhshëm”, thuhet në njoftimin e FC Besës.

Bekim Dalipi është Gazetar i Albinfo.ch faqes së parë informative shqiptare në Zvicër, është nga Gjilani dhe jeton në Rorschach të Kanton St. Gallenit. Futbolli përveç se është pasion i tij, ai gjithashtu edhe ma luajtur si futbollist në disa ekipe.

Është nga themeluesit e klubit të motoristave Plisat në Zvicër dhe për 13 vite e ka udhëhequr këtë Klub.

Për një mandat ka qenë edhe anëtarë i kryesisë së Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës.

Dalipi është angazhuar edhe në shumë aktivitete tjera të mërgatës shqiptare në Zvicër.

@Kasam Selimi @radiovala.com @albsport.ch

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Bekim Ameti i Swiss Pro Akademisë flet për emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim

Sporti Shqiptar në Mërgim 56, bashkëbisedues Bekim Ameti, trajner në Akademinë Swiss Pro Realizimi: www.radiovala.com …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: