Juve planifikon shkëmbimin e Sandros me Marcelon në janar

Juventusi është duke menduar për shkëmbimin e Alex Sandros me Marcelon e Real Madridit në afatin e janarit.

Bianconerët e kanë kërkuar mbrojtësin e majtë edhe gjatë verës, pas transferimit të Cristiano Ronaldo.

Ndërsa Tuttosport raporton se braziliani është në kontakt të vazhdueshëm me CR7 dhe se nuk i ka raportet e mira me trajnerin e Los Blancos, Julen Lopetegui.

Zonja e Vjetër mund të rikthehet me një ofertë shkëmbimi për Marcelon në afatin dimëror, ndërsa gazeta torineze bën të ditur se kjo ide është e pranueshme edhe në qarqet e Madridit. /Telegrafi

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

(Video) Festa e FC Diasporës për ngritjen në ligen e 2-të – Sporti Shqiptar në Mërgim 68 (04.07.21)

Sporti Shqiptar në Mërgim, emisioni i 68-të kushtuar klubit të futbollit, FC Diaspora në Jura, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: