Linja të reja ajrore nga Shkupi deri në Berlin, Kopenhagë dhe Bratisllavë

Shkup, 29 mars 2016 

TAV Maqedoni dhe kompania “Vizer” sot do t’i promovojë tre linja ajrore të reja nga Shkupi në Berlin, Kopenhagë dhe Bratisllavë.

Aeroplant e Vizerit deri në këto qytete evropiane do të qarkullojnë dy herë në javë.
Kompania ajrore shërben linja të buxhetit të ulët deri në 24 destinacione nga aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit që është lidhur me 11 shtete.

Është parashikuar një pres konferencë ku do të flasin ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni Zoran Kërstevski, drejtori i operacioneve të “Vizer” dhe ambasadori i Sllovakisë, Martin Bezak.

“Vizer” e realizoi fluturimin e parë nga Shkupi në qershor të vitit 2011, ndërsa në tetor të vitit 2012 vendosi bazë në Shkup, ndërsa tani funksionon me tre flota ajrore dhe 84 të punësuar me seli në kryeqytet. Nga qershori i vitit të kaluar filloi me fluturime edhe nga aeroporti i Ohrit./Radio Vala29_03_2016_linja te reja_ajrore

 832 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: