Studentët e Maqedonisë për të katërtën herë me radhë do të punojnë në sfidat e vendosura nga NASA

Shkup, 29 mars 2016 – Studentët e Maqedonisë për të katërtën herë me radhë do të jenë pjesë e garës globale të NASA-s dhe do të kenë mundësi të ofrojnë zgjidhje  për disa nga problemet globale me të cilat përballet Toka dhe Hapësira.

Gara në Maqedoni do të mbahet nga data 22 e deri më 24 prill në organizim të kompanisë Amerikë-Maqedoni “Njumens biznis akcelerator”.

Ekipet do të punojnë  në sfidat lidhur me aeronautikën, planetin Tokë, pikat hapësinore, rruga deri në Mars, sistemi solar dhe teknologjia hapësinore.

Paraqitja e ekipeve të cilat duan të marrin pjesë do të zgjasë deri më 17 prill.

“Kjo garë është hapur për studentët e programimit dhe disenjit, por edhe për ato të shkencave natyrore – biologjisë, kimisë, fizikës, gjeografisë, si dhe për shkencat tjera shoqërore,  sepse bëhet fjalë për tematikë komplekse  ku nevojiten njohuri  nga më shumë fusha dhe posedim të më shumë shkathtësive për prezantimin e projektit. Ekipet më të mira do të kenë mundësi  të hyjnë në Programin evropian për  akselerim të projekteve, e cila do t’u ndihmojë t’i realizojnë projektet e tyre”, thotë Anita Kirkovska, organizatore kryesore e ngjarjes në Maqedoni.

Këtë vit “Njumens biznis akcelerator” është orgnaizator i garës edhe në luginën e Silikonit, ndërsa përfshihet edhe si bashkëorganizator në San Francisko dhe Los Anxhelos, me çka pjesëmarrësve nga Maqedonia u jepet mundësi të bashkëpunojnë dhe të krijojnë ekipe së bashku me pjesëmarrësit nga këto tre lokacione.

Në vitin 2014 Shkupi kishte  numër më të madh të projekteve pranuese nga NASA në botë, ndërsa në vitin 2015 ishte kordinues i ngjarjes në 10 qytete evropiane mes të cilave ka qenë edhe Prishtina, prej ku ekipi “Natev eksplorer” e fitoi çmimin global “Zgjedhja e publikut” dhe së bashku me to ekipi nga Shkupi ka marrë pjesë në lansimin e raketës në qendrën hapësinore Kenedi në Florida./Radio Vala29_03_2016_studentet_NASA

 

 967 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: