U formua Rrjeti ndërkufitar dhe u nënshkrua memorandum për bashkëpunim mes Komunës së Gostivarit dhe Dragashit

Gostivar, me 29 Mars – 2016

Formimi i Rrjetit ndërkufitar dhe nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim, ishte qëllimi i vizitës së delegacionit nga Komuna e Dragashit (Republika e Maqedonisë), në Komunën e Gostivarit.

Ky bashkëpunim i cili buron nga projekti “Turizmi – Derë e hapur për bashkëpunim ndërkufitar”, i realizuar nga IPA Fondet e Unionit Evropian, synon avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave.

Pajtim Saiti, përfaqësues i Komunës së Gostivarit, njoftoi që rrjetit ndërkufitar përbëhet prej 10 anëtarëve, nga të cilët vetëm dy anëtarë nga administrata komunale dhe tetë anëtarë të tjerë përfaqësojnë bizneset lokale të dy komunave.

“Këshilli i rrjetit ndërkufitar do të punojë në ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në sferën e turizmit, si dhe në fushën e prodhimtarisë, duke iniciuar projekte të përbashkëta të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin dhe ngritjen e kompanive nga të dyja anët e kufirit”, tha mes tjerash Saiti, i cili në emër të Komunës, administratës dhe qytetarëve të Gostivarit falënderoi delegacionit nga Komuna e Dragashit për vizitën dhe bashkëpunimin reciprok në realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.

Shukri Nebiu i cili u zgjodh kryetar i Këshillit të rrjetit ndërkufitar, potencoi që mision i këshillit do të jetë angazhimi në avancimin dhe zhvillimin e lidhjeve të qëndrueshme dhe instrumenteve për promovimin e ofertës turistike nga të dyja anët e kufirit.
“Qëllimi tjetër i këtij memorandumi do të jetë edhe promovimi i produkteve vendore nga të dyja anët e kufirit, por edhe shqyrtimin e mundësive për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, u shpreh Nebiu, i cili mes tjerash vuri në dukje që sipas nevojë, para fillimit të implementimit të projekteve konkrete dhe të përbashkëta, do të nënshkruhen edhe marrëveshje shtesë për rregullimin e obligimeve ndërmjet palëve nënshkruese të këtij memorandumi.

Avni Nebiu përfaqësues nga Komuna e Dragashit, u shpreh që Komuna e Gostivarit dhe Komuna e Dragashit kanë distancë ajrore rreth 25 kilometra, por që për ta vizituar njëra-tjetrën iu nevojiten rreth katër orë udhëtim. Kjo ka bërë, tha ai që grupet punuese nga dy komunat përkatëse, të realizojnë një projekt të përbashkët, përmes të cilit do të përafroheshin me njëra-tjetrën përmes turizmit.

“Përmes këtij projekti do të përafrohen mes vetë prodhuesit bujqësorë, agjencitë turistike si dhe mediat nga dy këto komuna. Përmes katër shtigjeve të lartcekura, do të mundësohet afrimi mes popujve dhe zhvillimi i turizmit në të dyja anët e kufijve. Krejt kjo, me qëllim që t’i jepet shtytje qeverive komunale nga Dragashi dhe Gostivari por edhe dy qeverive qendrore për ngritjen e kapaciteteve vepruese në këtë drejtim. Intenca është që qeveritë komunale të kërkojnë më shumë nga ministritë përkatëse për mbështetjen e këtyre aktiviteteve”, tha përfaqësues nga Komuna e Dragashit, Avni Nebiu.

Memorandumi paraqet dokument valid pas nënshkrimit nga ana e përfaqësuesve të Këshillit Ndërkufitar, të cilët njëherit janë edhe përfaqësues të bizneseve lokale nga Komuna e Gostivarit dhe Komuna e Dragashit.
Këshilli i rrjetit ndërkufitar përbëhet nga anëtarët: Shukri Nebiu (Dragash), Musa Ziberi (Gostivar), Rexhep Arifi (Dragash), Fatmir Kadriu (Dragash), Rasim Asllani (Dragash), Nagip Fejzi (Gostivar), Salim Saliu (Dragash), Rexhep Sali (Tetovë), Flamur Sylejmani (Dragash),, Pajtim Saiti (Komuna e Gostivarit).

Përmes projektit të financuar nga U, në Gostivar u ndërtua shtegu për këmbësorë rreth lumit Vardar, i cili fillon nga parku i qytetit dhe mbaron në fshatin Vërtok në distancë prej rreth 10 kilometra. Është bërë ndiçim publik dhe janë vendosur 200 shtylla për ndriçim. Janë ndërtuar pushimore dhe kulla për vëzhgim, si dhe janë vendosur tabela informuese.

Vlera e përgjithshme e projektit është rreth 275.000 euro, dhe përveç shtegut eko rekreativ u realizuan edhe studimi për zhvillimin e turizmit në territorin e Komunës se Gostivarit, si dhe studimi për biodiversitetin e Lumit “Vardar” ne territorin e Komunës së Gostivarit. /Radio Vala

29_03_2016_gostivari_dragashi (1) 29_03_2016_gostivari_dragashi (2) 29_03_2016_gostivari_dragashi (3) 29_03_2016_gostivari_dragashi (4) 29_03_2016_gostivari_dragashi (5) 29_03_2016_gostivari_dragashi (6) 29_03_2016_gostivari_dragashi (7) 29_03_2016_gostivari_dragashi (8) 29_03_2016_gostivari_dragashi (9) 29_03_2016_gostivari_dragashi (10) 29_03_2016_gostivari_dragashi (11)

 842 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: