Jakupi: Ju garantoj se asnjë shqiptarë nuk do të fshihet, në Çair janë të kontestueshëm 11.000 për shkak të shtëpive pa leje

Shkup, 29 mars 2016 – Anëtari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoni, Subhi Jakupi ka dhënë garanca të fuqishme se askush nuk mund t’i fshijë votuesit shqiptarë nga lista e votimit të cilët kryesisht gjatë kryqëzimit të të dhënave dolën të kontestueshëm mbi 10 mijë votues në Çair të Shkupit dhe në rajonin e Kumanovës ku jetojnë shqiptarët.

Jakupi përgënjeshtron se në Çair të Shkupit do të kontrollohen 17 mijë votues, sipas tij numri është tepër më i vogël dhe është afro 11 mijë votues, por kjo ndodhë për shkak se shumica e shqiptarëve nuk i kanë të legalizuara shtëpit dhe nuk kanë adresë banimi të përhershëm.

“Jo gabim janë prezantuar të dhënat në opinion se në Çair ka 17 mijë 41 votues me të dhëna të kontestueshme. E vërteta është se këtu ka 11 mijë e 332 votues të cilëve duhet tu verifikohen të dhënat me operacionin e daljes së komisioneve në terren”. Këtë e deklaroi për Agjencinë e lajmeve Zhurnal, anëtari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Subhi Jakupi.

Duhet të sqarohet se 17.041 votues janë jo vetëm në Çair por edhe në Butel dhe Quqer Sandevë ndërsa sa i përket Çairit aty janë 11.332 votues që duhet tu verifikohen të dhënat.

“Cështja është se nëpër vendbanimet shqiptare kemi 20 persona që jetojnë në të njëjtën shtëpi sepse kemi situatën ku prej 10 shtëpive një është e legalizuar e nëntë jo.Pastaj atje nuk kemi rrugë të asfaltuara dhe infrastrukturë të rregulluar prandaj dalin këto hamendje rreth të dhënave të qytetarëve që jetojnë atje ndërsa e nuk ka kurrfarë tendence për manipulim apo keqpërdorim apo ndonjë prapavijë tjetër. Pyetësori është për verifikimin e të dhënave të 20 votues që jetojnë në një shtëpi. Gjendja komplikohet edhe për faktin se në këto Komuna rrugët nuk janë të rregulluara, numrat nuk janë vendosur nëpër objektet e banimit dhe prandaj del nevoja për verifikimin e të dhënave të qytetarëve”, ka deklaruar Jakupi duke shtuar se kontrolli në terren nuk ka asnjë tendencë për të fshirë shqiptarët nga lista e votuesve.

Ky aktivitet që do të zhvillohet është më shumë një formalitet sesa ndonjë tendencë për të kontestuar votues. Pra edhe njëherë përsëris kjo ndodh për faktin se Komunat nëpër këto vendbanime nuk i kanë rregulluar rrugët dhe nuk i kanë vendosur numrat e objekteve të banimit dhe për faktin se organet për dhënien e dokumenteve personale kanë lëshuar dokumente për 20 banor në të njëjtën adresë duke e pasur parasyshë mënyrën se si jetojnë shqiptarët në bashkësi. Kjo gjendje është prezente edhe te vendbanimet maqedonase, por te ato shqiptare është akoma më kaotike. Do të thotë se nëntë shtëpi janë të palegalizuara një po dhe prandaj të gjitha të dhënat që figurojnë duhet të vërtetohen, ka shtuar Jakupi.

Ai thotë se është respektuar parimi i përfaqsimit të shqiptarëve të kontroolorëve të angazhuar në KSHZ të cilët do të dalin në terren dhe do të verifikojnë të dhënat e votuesve.

“Kështu që në ato vendbanime ku ka më shumë qytetar shqiptar dërgohen edhe më shum anëtar verifikues të të dhënave të tyre që janë pjesë përbërëse e komisioneve që do të angazhohen në terren”, ka deklaruar Jakupi.

Ndryshe, qytetarët e Maqedonisë të cilët janë të kontestueshëm mund që përmes faqes së internetit në KSHZ të paraqiten se cilën adresë të banimit e kanë të përhershme. /Radio Vala

29_03_2016_subhi_jakupi

 813 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: