“Fortesa” – rast i ri që do ta hetojë PSP-ja

Shkup, 30 mars 2016

Prokuroria Speciale Publike ngriti procedurë hetimore me emrin “Fortesa”, lidhur me ndjekjen e paligjshme të komunikimeve me përdorimin e pajisjeve dhe mjeteve për ndjekje që janë në pronësi të MPB-së, informoi sot në konferencën për shtyp prokurorja Katica Janeva.

Prokurorja Lençe Ristoska duke e prezantuar rastin, tha se “Fortesa” është lëndë e komplikuar. Janë të dyshuar dy shefa nga Reparti për siguri dhe kundërzbulim pranë MPB-së, të cilët, sipas PSP-së, së bashku me ministrin e atëhershëm për Punë të Brendshme në fillim të vitit 2015 duke i tejkaluar kompetencat dhe duke e përdorur pozitën me një shef nga njëri prej reparteve në MPB kanë shkatërruar mjete për ndjekje të komunikimeve dhe me atë e kanë dëmtuar shtetin me një shumë prej 10 milionë eurosh. I dyshuari i parë me qëllim që të fshehë persona të tjerë ka dhënë urdhër me gojë tek njësitet e tjera organizative në MPB që të shkatërrohen pajisjet me arsyetimin se janë vjetëruar.

Paraprakisht SPS-ja kërkoi marrjen në pyetje të të dyshuarit G.G. si dhe bastisje në shtëpinë e tij dhe përcaktimin e masës së paraburgimit, që nuk u pranua nga gjykatësi në procedurën e mëparshme.

Gjykata Themelore Shkupi 1 sot kumtoi se ka lëshuar ftesë që G.G. gjatë ditës së sotme të paraqitet në hapësirat e gjykatës para gjykatësit në procedurën paraprake. Lidhur me propozimin e prokurorisë për paraburgim, gjykatësi në procedurën paraprake pas marrjes në pyetje të personit në plotësim do të marrë vendim.

“Fortesa” është rasti i tretë që e hap PSP-ja, pas “Titanik” lidhur me parregullsitë zgjedhore dhe “Tortura” për mënyrën e arrestimit të Lube Boshkovskit./Radio Vala

30_03_2016_PSP_fortesa

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: