Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do ta bashkëfinancojë rindërtimin e kanalizimit atmosferik në Dibër

Dibër, 30 mars 2016

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do ta bashkëfinancojë edhe fazën e dytë të projektit “Rindërtimi i kanalizimit atmosferik në Dibër”.

Marrëveshjen për këtë qëllim sot në hapësirat e komunës së Dibrës e nënshkruajti ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi dhe kryetari i komunës Ruzhdi Lata. Për realizimin e projektit Ministria do të financojë 2,5 milionë denarë. Në fazën e parë, për ndërtimin e kanalizimin atmosferik të rrugës kryesore Ministria ka bashkëfinancuar 80 mijë euro.

Ministri Izairi, paralajmëroi përkrahje edhe për projekte tjera në këtë komunë.

“Përveç këtij projekti, Qeveria e Republikës së Maqedonisë përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor parashikon përkrahje edhe për disa projekte tjera, mes tyre edhe projekti për ndërtimin e Stacionit pastrues të ujërave të ndotura dhe rrjetit kanalizues, si dhe projekti për trajtim rajonal të mbeturinave. Gjithmonë ishim të gatshëm ta përkrahim Dibrën, edhe më shumë tani kur me projektet e realizuara të pushtetit lokal qyteti merr pamje të re bashkëkohore, që është në favor të banorëve”, tha Izairi.

Sipas kryetarit të komunës Lata, bëhet fjalë për projekt shumë të rëndësishëm për Dibrën.

“Pas përfundimit të fazës së parë u tejkaluan shumica e problemeve të dekadës me të cilën u përballën banorët dhe biznesi në këtë pjesë të qytetit. Me projektin e tanishëm tërësisht do të tejkalohet problemi me kanalizimin atmosferik në rajonin qendror të qytetit. Kanalizimi i ri atmosferik do të ndërtohet nga qendra e qytetit, te posta deri te ish furra “Klas”, dhe deri në fundin i cili lidhet me rrugën rajonale për në Strugë”, theksoi kryetari i komunës Lata.

Shtoi se me realizimin edhe të këtij projekti, si dhe me ndërtimin e “shëtitores së Dibrës” dhe shtrimin me gurin e njohur dibran të trotuareve në rrugën kryesore, qyteti do ta fitojë pamjen e merituar në mjedis bashkëkohor qytetar./Radio Vala

30_03_2016_izairi_lata

 850 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: