Është shtypur me automjet një këmbësor në Gostivar

Gostivar, 30 mars 2016

Shtatëdhjetë e nëntë vjeçari banor i Gostivarit, vdiq në mëngjes pas goditjes së automobilit në rrugën “Beliçica”, para urës së Vardarit në Gostivar.

Nga SPB Tetovë informojnë se në aksidentin që ka ndodhur në mëngjes rreth orës 6 kanë marrë pjesë automjeti “Seat ibica” me targa të Gostivarit, të cilin e ka drejtuar Sh.S. (29) nga fshati i Gostivarit, Belovishte dhe këmbësori L.S.

Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer Prokurori publik dhe ekipi i stacionit policor Gostivar, ndërsa gjatë asaj është marrë edhe shoferi dhe automjeti për ekspertizë. Pritet gjatë ditës sipas urdhërit të prokurorit mbi trupin e pajetë të L.S. të kryhet autopsi.

Në policinë e Gostivarit punojnë në konfirmimin e arsyes së fatkeqësisë./Radio Vala

30_03_2016_aksident_Gostivar

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: