BDI realizoi takim me Përfaqësuesit e Odës Ekonomike Veriperëndimore dhe afaristë të kësaj ode

Shkup, 30 mars 2016

Bashkimi Demokratik për Integrim sot realizoi takim me Përfaqësuesit e Odës Ekonomike Veriperëndimore dhe me afaristë/biznesmenë anëtarë të kësaj Ode ku u prezantua draft Programi i BDI-së 2016-2020 nga ana e sektorëve: ekonomi dhe financa, Investime të huaja dhe vendore, Teknologji informatike dhe telekomunikim, Transport, Energjetikë dhe Turizëm.

Siç citohet në njoftim, qëllimi i takimit ishte që në fushat e lartpërmendura, bashkërisht të diskutohen çështjet që tangojnë afaristët, të merren ide dhe sugjerime të bëhen pjesë e një platforme të përbashkët

“Të gjitha këto së bashku janë baza e përforcimit ekonomik, i cili është thelbi i një zhvillimi të qëndrueshëm të një vendi”, u theksua në takim.

Ardian Xheladini i cili bëri prezantimin e Sektorit për ekonomi dhe financa tha se “objektivi kryesor do të jetë stimulimi i rritjes ekonomike dhe rritja e konkurrencës përmes një politike aktive fiskale e cila parashikon tatime të ulëta, rritje të shpenzimeve kapitale dhe avancim të mjedisit afarist përmes reformave strukturore.

Më tej shtoi se kjo do të ndiqet me politika konkrete për zhvillim të subjekteve ekonomike, nxitje të aktiviteteve investuese dhe tërheqje të investimeve të huaja, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe infrastrukturën ekonomike të vendit.

Nga Sektori i energjetikës Kushtrim Ramadani tha se zhvillimi ekonomik dhe zhvillimet e tjera shoqërore janë drejtpërdrejt të lidhura me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë informatike dhe telekomunikimit dhe në këtë drejtim BDI-ja në programin e saj e parashikon avancimin e kësaj fushe duke e përafruar atë me standardet evropiane.

Visar Fida nga sektori i Investimeve të huaja theksoi se klima e favorshme e biznesit është thelbësore për tërheqjen e investimeve të huaja dhe se rritja e investime të huaja do të ndikojë në uljen e papunësisë, në rritjen e kapitalit ekonomik, përmirësimin e nivelit teknologjik të ekonomisë, transferimin e njohurive dhe teknologjisë të reja dhe shkathtësive të reja menaxheriale, zhvillimin e kapitalit njerëzor e gjithashtu do të ndikojë edhe në rritjen e eksportit.

Në prezantimin e Sektorit të Transportit nga Nurhan Izairi u nënvizua rëndësia infrastrukturës rrugore brenda vendit, asaj rajonale si dhe konekcioni panevropian siç janë Korridori 8 dhe 10 të cilat ndikojnë në zhvillimit ekonomik të vendit, në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe shkëmbimin e mallrave. Infrastruktura e transportit ndihmon në krijimin e një hapësire unike ekonomike, fillimisht brenda vendit, më pas në rrafshin rajonal.

“Zhvillimi i barabartë i rrjetit të transportit është një shtytje e fortë drejt zhvillimit të barabartë ekonomik të rajoneve të ndryshme të vendit dhe më gjerë për të cilat do të angazhohet Bashkimi Demokratik për Integrim”, theksoi Izairi.

Mes të tjerash u potencua se BDI promovon një model të zhvillimit ekonomik të integruar, me mundësi të barabarta për të gjithë dhe se sugjerimet dhe idetë që dalin nga ky takim, do të përfshihen në platformë me çka bashkërisht do të kontribuohet për një të ardhme më të mirë./Radio Vala30_03_2016_BDI_oda ekonomike

 882 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: