Seminar për mbikëqyrjen e sëmundjeve të lidhura me ujin

Shkup, 9 mars 2016 – Në organizim të Institutit për Shëndet Publik të Republikës së Maqedonisë, ndërsa në bashkëpunim me Organizatën Botërore Shëndetësore dhe Ministrinë e Shëndetësisë sot dhe nesër në Shkup do të mbahet seminar për trajnimin e mbikëqyerjes së sëmundjeve që janë të lidhura me ujin. 

Qëllimi i këtij seminari është që të përkrahen përpjekjet e vendit që të përforcohet mbikëqyrja ndaj sëmundjeve që lidhen me ujin dhe të përmirësohen njohuritë dhe mjeshtritë e profesionistëve për akses efektiv për mbikëqyrje dhe detektim, investigim epidemiologjik dhe kontroll të epidemive me prejardhje nga uji. 

Seminarin do ta hapë drejtori i ISHPRM-së, Shaban Memeti, ndërsa do të marrin pjesë ekspertë të huaj dhe nga vendi./Radio Vala

 753 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: