CNN: Ali Ahmeti njeri i paqës dhe pajtimit

Shkup, 31 mars 2016
Në një video ekskluzive të publikuar nga rrjeti televiziv CNN, shihet qartë se luftëtarët shqiptarë të ish UÇK-së kanë triumfuar ndaj forcave maqedonase të sigurisë në konfliktin e vitit 2001.
Në këtë video vërehen luftëtarët shqiptarë me emblemën e UÇK-së të cilët kanë marrë në kontroll autoblindat dhe tankset e ushtrisë maqedonase në rajonet e Radushës dhe Tetovës.
Jo vetëm në këtë rajon por ushtria maqedonase në vitin 2001 pësoi humbje të madhe edhe në rajonin e Karadakut të Kumanovës dhe në Haraçinë. Videoja dëshmon qartë fitoren historike të ish Komandantit politik të UÇK-së, Ali Ahmetit në vitin 2001 i cili luftoi për ta avancuar statusin juridiko-politik të shqiptarëve në Maqedoni.
Ndryshe në këtë kronikë të rrjetit të madh amerikan televiziv CNN nga viti 2001 flet për paraqitjen e parë publike të liderit të UÇK-së, Ali Ahmeti për mediat ndërkombetare për të lajmëruar përfundimin e luftës dhe fillimin e çarmatimit të UÇK.
CNN thotë që tashmë Ahmeti është shndërruar në njeri i paqës dhe njeri që do pajtimin ndëretnik në Maqedoni. Pas firmosjes së Marrëveshjes së Ohrit me 13 gusht 2001, UÇK-ja ia dorëzoi rreth 3.000 copë armë forcave të NATO-së në Maqedoni, përfshirë edhe tanke dhe hermelina./Radio Vala31_03_2016_CNN_Ahmeti

About RV2

Check Also

(Video) Boksieri Egzon Maliqaj në emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim 44

Egzon Maliqaj është ndër sportistët më të thjeshtë shqiptarë që kam njohur në Zvicër. I …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: