Akademi Përkujtimore kushtuar Skerdilajd Llagami – Komandant Shpendi

Tiranë, me 31 Mars 2016

Sot, më 31 mars 2016, në amfiteatrin e Akademisë së Sigurisë së Republikës së Shqipërisë në Tiranë, në organizim të Shoqatës “Tirana” dhe në mbështetje të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, u mbajt Akademi Përkujtimore kushtuar Dëshmorit të Kombit Skerdilajd Llagami, Komandant “Shpendi” i cili ra në luftën e UÇKombëtare në vitin 2001 në Bogovinë të Tetovës.

Akademia filloi me intonimin e Himnit Kombëtar dhe me 1 minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së Komandant “Shpendi”.

Në prani të shumë mysafirëve nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova si dhe nga Lugina e Preshevës, të gjitha viset ku Shpendi shtriu veprimtarinë e tij ushtarake.

Drejtuesi i Akademisë së Sigurisë Gjeneral Ilir Memaj, falënderoi të pranishmit për prezencën dhe nderimin që i bëhet Komandant Shpendi duke folur për përgatitjen profesionale të Shpendit në aspektin ushtarak si dhe rreth jetës dhe veprës së tij.

Dea Llagami, e bija e Dëshmorit, emocionoi të pranishmit me fjalët kushtuar babait të saj Dëshmor: “Si më e vogël, akuzoja mosprezencën e të atit, ai mungoi në ditën time të parë në shkollë, mungoi në suksesin tim të parë, por tani, që jam në këtë moshë, e kuptoj që ai dha jetën e tij për të shpëtuar shumë jetë dhe kjo më bën ta dua edhe më shumë dhe të jem krenare që jam bija e Tij”.

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ndau mirënjohje organizatorëve dhe familjes së Dëshmorit. “Skerdi Juaj, Shpendi ynë, shtegëtoi gjithandej nga e thirri kushtrimi i lirisë, luftoi pakursyer, sepse ai nuk dinte ndryshe. Flijoi gjithçka nga vetja deri edhe në vet jetën, Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Shpendit”.

Në vazhdim sjellim fjalimin e Fatmir Limanit:

I dashuri baba i Skerdilajdit,

E nderuara motër e Skerdit,

Shumë të nderuara Familje të Dëshmorëve të Atdheut,
Bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë dhe shokë të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare,

Të respektuar të pranishëm,

Për të kuptuar më mirë të gjithë aktin e flijimit të Dëshmorit të Atdheut Skerdilajd Llagamit – Shpendi., unë do t’u kisha lutur të gjithëve që të kujtoni:

Sa e lodhshme ishte rruga nga Tetova dhe të gjitha viset tjera shqiptare, për të arritur deri këtu !?
Sa vapë ose sa e ftohtë ishte dita sërish për të mbërritur deri këtu !?
Sa punë e angazhime duhej të lenim atje, për të ardhur në këtë Akademi Përkujtimore !?

Me siguri u bie ndërmend se sot keni lënë anësh femijët bashkë me kërkesat e tyre.
Sot nuk kemi përfillur edhe lutjet e nënave që të kalojmë këtë ditë përkrah tyre…!
Të mendojmë njëherë bashkërisht sa e ka lutur nëna Shpendin që mos largohej atë ditë që ka marrë rrugën e pakthim..
Mendojeni se çfarë ideali e ka shtyer Atë që të tejkalojë detyrimet ndaj familjes, për të shlyer detyrimin ndaj Atdheut !?

Ai, pra – Shpendi nuk i ka bërë rrugët me veturë sikurse ne sot.
Rrugëtimi i Skerdit ishte në këmbë dhe me një valixhe mbushur përplotë fyshekë e armë., dhe pa e menduar asnjëherë a ka brenda saj një copë bukë.
Ky është Shpend Llagami, shpirti i të cilit na ndjek nga pas për të realizuar Amanetin e Tij !
Ky pra ishte Shpendi dhe ideali i Tij.

Kemi ardhur këtu, për të çarrë forcën e përbashkët që të bartim barrën e rëndë të familjeve të Dëshmorëve, meritorëve, sakrificës, e cila do krahë të përbashkët.
Rrugët tona janë të vështira, por të kapërcyeshme, mbasi ato kanë gjurmë të gjakut të Dëshmorëveqë na japin guximin dhedjersën e Kombit, që garanton ardhmërinë.
Shpirtërisht, ne jemi të bashkuar sidomos në fund të shekullit që lamë pas dhe në fillim të këtij shekulli.
Pra, edhe gjuhësisht, edhe tradicionalisht, edhe historikisht, edhe me shenjat e shenjta, të cilit i prinë flamuri ynë kombëtar.
Rrugët janë të hapura në zë gjithë hapësirën shqiptare, por tani për tani ne do të respektojmë rregullat, normat, vendimet që na vijnë nga qendrat e Evropës, mbështetur nga SHBA, për strategjinë tinë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Sot, me këtë rast, nabën bashkë shpirti dhe amaneti i Dëshmorit të Atdheut, Skerdilajd Llagami.

I përjetshpm kujtimi për Shpendin!
Lavdi !

/Radio Vala

31_03_2016_komandant_shpendi (2)

 3,322 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: