Invest Macedonia, Shqipëri & Kosovë , organizon tur ekonomik në jug të Shqipërisë

Tiranë, më 31 Mars 2016

Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë pas organizimit të suksesshëm të Misionit Ekonomik në Shqipëri dhe Forumit të Biznesit dhe Investimeve edicioni i tretë në Tiranë do të ndërmarrë nga data 28 Mars deri në datë 3 Prill një tur njohës ekonomik ( Road Show).

Ky tur do të përqendrohet kryesisht në zonat e Jugut të Shqipërisë. I pari i këtij lloji i zhvilluar
nga Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë, Road Show do të nisë nga qyteti
i Fierit, për të vazhduar më pas në Gjirokastër, Vlorë, Sarandë dhe për të përfunduar në Tiranë.
Drejtuesi i kësaj zyre Z. Fatos Mustafa e ndërmerr këtë Road Show, duke ndjekur politikën e
promovimit të Invest Macedonia, e cila konfirmon edhe një herë vullnetin dhe përpjekjet për të
zhvilluar në nivel më të lartë marrëdhëniet ekonomike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Në të
gjitha bashkitë ku do të zhvillohet ky tur, do të ndërmerren takime me drejtuesit e dhomave të
tregtisë dhe industrisë, drejtuesit e bashkive përkatëse, si dhe do të zhvillohen vizita në
kompanitë më të mëdha të qarqeve.

“Synimi ynë është të risim bashkëpunimin ekonomik mes Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe më
konkretisht me disa nga qarqet më të rëndësishme të Shqipërisë së Jugut. Të dyja palët do të
eksplorojnë hapësirat ku mund të rriten shkëmbimet tregtare, turizmi, investimet etj. Në
axhendën disa ditore janë programuar vizita njohëse në disa nga kompanitë më të mëdha të
këtyre zonave”, tha Z. Fatos Mustafa drejtues i Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia-Shqipëri
& Kosovë.

Takimet e tipit G2B, G2G, me kryebashkiakët, me Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë të Fierit,
Lushnjës, Gjirokastrës, Vlorës, Sarandës do të krijojnë mundësinë për të ftuar këto delegacione
në takime të ndërsjellët në Maqedoni, por edhe për të nënshkruar marrëveshje binjakëzimi në
fusha, si ajo ekonomike, kulturore, historike, turizëm etj.

Kjo do t’ju krijojë mundësinë sipërmarrjeve të të dyja vendeve të prezantohen para tregjeve më
të mëdha, të prezantojnë oferta të përbashkëta në turizëm etj.

Gjithashtu Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia-Shqipëri & Kosovë do të organizojë takime
edhe me drejtuesit e dy porteve të rëndësishme, si ai i Vlorës dhe Sarandës për t’u njohur nga
afër me investimet e realizuara dhe mundësitë për t’i shërbyer në të ardhmen biznesit dhe
turistëve nga Maqedonia.

Road Show do të ndalet edhe në skajet më të largëta të jugut të Shqipërisë, si në Konispol dhe
Xarrë. Ky event do të kulmojë në muajin Qershor kur do të bëhet e mundur ardhja e mbi 40
sipërmarrjeve nga Maqedonia që do të shohin nga afër mundësitë për të rritur dhe zgjeruar
aktivitetet e tyre, si dhe anasjelltas.

/Radio Vala31_03_2016_invest_macedonia_fatos

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: