Të ndërtojmë së bashku fushën e sportit në Saraj, BËHU DHE T’I PJESË E KËSAJ NISME!

Saraj, me 17 Shkurt 2020
https://www.gofundme.com/fcsaraj

Së bashku për ardhmërinë e Sarajit!

Për ambasadorët më të mirë të Komunës së Sarajit! Për një rini të shëndosh! Për një rini që do të jetë larg: drogës, alkoolit, duhanit e dukurive tjera negative në shoqëri! Për një rini që do të merret me sport!

TË NDËRTOJMË SË BASHKU FUSHËN E SPORTIT

BËHU DHE T’I PJESË E KËSAJ NISME
SË BASHKU MUND T’IA DALIM

“Shkolla e Futbollit Saraj” ka filluar ndërtimin e një fushe sporti për futbollistët e sajë. Kjo nismë ka filluar që një vit e gjysme dhe punët rreth ndërtimit të saj nuk kanë shkuar ashtu siç duhet. Në mungesë të mjeteve puna është zvarritur dhe thuajse ka ngecur plotësisht. Megjithatë shpresat nuk janë shuar. Disa dashamirë të sportit, kanë aktivizuar sërish këtë nismë duke filluar një aksion për grumbullimin e mjeteve për ndërtimin e kësaj fushe, që do të jetë pikëgrumbullimi, që do të jetë foleja e të gjithë futbollistëve të Komunës sonë.
Çdo ndihmë është e mirëseardhur, duke u nisur nga çdo qytetarë, biznesmen dhe mërgimtar.
Nuk kërkojmë lëmoshë, kërkojmë kontribut për një të ardhme më të mirë të sportistëve të komunës tonë.

BËHU DHE T’I PJESË E KËSAJ NISME, KONTRIBUO ME AQ SA MUNDESH!

 1,794 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Hendbollistja Belma Beba në Sportin Shqiptar në Mërgim 42

Sporti Shqiptar në Mërgim emisioni i 42-të Bashkëbiseduese: Belma Beba, hendbollistë në Hendbolliste e HSG …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: