(Video) Boksierët Hadis dhe Festim Ademi në Sportin Shqiptar në Zvicër 15

Për dallim nga emisionet e kaluara, në emisionin e 15-të, kam të ftuar sportistë të rinj shqiptarë në Zvicër, të cilët janë në ngritje.

Kam të ftuar dy boksierët e rinj, vëllezërit Hadis dhe Festim Ademin, të cilët po punojnë dhe angazhohen shumë, që të arrijnë në majat e suksesit në sportin e boksit.

Por, Hadisi dhe Festimi, kanë arritur edhe rezultate, që janë të shënuara në federatën Zvicerane të boksit, Hadisi është njëherë Kampion i Zvicrës, dhe njëherë i Zvicrës françeze, kurse Festimi, 4 herë i Zvicrës dhe 1 herë i Zvicrës françeze.
Për më tepër, ndiqeni emisionin Sporti Shqiptar në Zvicër, të hënën në ora 21:00, në TV Syri.

Të gjitha emisionet mund ti gjeni në kanalin zyrtar të TV Syri në Youtube dhe në dritaren informative www.radiovala.com

Bern, me 23 Mars 2020

Kasam Selimi
Autor dhe Udhëheqës i emisionit

About Kasam Selimi

Check Also

Egzon Bejtullai për sfidën, Maqedonia e Veriut – Kosova: Le të fitoje më i miri

Egzon Bejtullai për sfidën, Maqedonia e Veriut – Kosova: Le të fitoje më i miri

Këtë e pëlqejnë %d blogues: