(Video) Sporti Shqiptar në Zvicër 18 me Bylent Rexhepin, trajnerin e KF Shqiponjave

Ndikimi dhe pasojat në sport nga virusi Korona, e sidomos në Sportin Shqiptar në Zvicër, trajtohet edhe në emisionin e 18-të, gjegjësisht edhe emisionin e tretë me radhë nëpërmjet video lidhjes, me Skype, në TV Syri.
Se si shkojnë stërvitjet vetanake, a ka ndikuar dhe sa ka ndikuar izolimi nga virusi korona në klubin shqiptar FC Shqiponjat që vepron në rajonin e Bernës, por edhe për pyetje tjera, do të bashkëbisedoj me trajnerin Bylent Rexhepin.
I falënderoj për përkrahje financiare të emisionit, Shqiprim Salihun dhe Lindim Jusufin, që na ndihmojnë dhe motivojmë të vazhdojmë pa mos u ndalur edhe në këto kushte të vështira, ku emisionet duhet të xhirohen nga largësia.
Për më tepër, ndiqeni emisionin Sporti Shqiptar në Zvicër, të hënën në TV Syri.
Të gjitha emisionet mund ti gjeni në kanalin zyrtar të TV Syri në Youtube dhe në dritaren informative www.radiovala.com
Bern, me 12 Prill 2020
Kasam Selimi
Autor dhe Udhëheqës i emisionit

 3,363 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Emisioni Sporti Shqiptar në Mërgim do të nis të transmetohet në TV2 Gostivar

TV2 Gostivar bëhet televizioni i parë në vendlindje dhe media e parë në trojet shqiptare, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: