(Video) Emisioni falënderues për Shqiprim Salihun, Sporti Shqiptar në Zvicër 23

Emisioni i 23-të, është një emision kushtuar përkrahësit dhe dashamirit të Sportit Shqiptar në Zvicër, Shqiprim Salihut.

Ky emision u realizua në shenjë Mirënjohje dhe Falënderimi për përkrahjen dhe ndihmën ofruar emisionit të vetëm sportiv në Diasporë.

Për këtë mirësi të Zotit, që e ka bërë Shqiprimin përkrahës tonë, palestra sportive, klubi ku ai stërvit gjeneratat e reja në Lyss të Bernës, ishte vendi më i duhur për ta falënderuar atë.

Prandaj, me drejtorin e TV Syrit, Musli Saitin, shkuam te klubi ta falënderojmë Ish karateistin, 7-të herë kampionin e Zvicrës, Shqiprim Salihun, cili nga fillim, me vet dëshirë e ka përkahur financiarisht Sportin Shqiptar në Zvicër.

Dhe arsyeja e dytë, ishte ta shohim funksionimin e klubit të karatesë Dardania, që udhëhiqet nga Shqiprim Salihu dhe Bejtush Fetija.

Për më tepër, ndiqeni emisionin Sporti Shqiptar në Zvicër, të hënën në ora 21:00, në TV Syri.

Të gjitha emisionet mund ti gjeni në kanalin zyrtar të TV Syri në Youtube dhe në dritaren informative www.radiovala.com

Bernë, me 17 Maj 2020

Kasam Selimi
Autor dhe Udhëheqës i emisionit

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Hendbollistja Belma Beba në Sportin Shqiptar në Mërgim 42

Sporti Shqiptar në Mërgim emisioni i 42-të Bashkëbiseduese: Belma Beba, hendbollistë në Hendbolliste e HSG …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: