(Video) Emisioni falënderues për Lindim Jusufin, Sporti Shqiptar në Zvicër 24

Dy emisionet e fundit, kam përzgjedh tua kushtoj në shenjë falënderimi, dy njerëzve që i kanë dhënë përkrahje Sportit Shqiptar në Zvicër.

Këtë javë, në emisionin e 24-të, të ftuar e kam, Lindim Jusufin, i cili vjen enkas nga Kantoni i Wallis-it.

Dëshira ishte për të të falënderuar në një emision të veçantë, drejtpërsëdrejti për motivimin që na e ka bërë.

Lindim Jusufi është dashamir dhe kontribues i madh i sportit shiptarë në Zvicër.

Ka qenë iniciator që për disa vite shqiptarët në kantonin ku ai jeton, të kenë klub futbolli, pastaj për një mandat ka ushtruar pozitën edhe si Sekretar në Unionin e Klubeve Shqiptare të futbollit në Zvicër.

Ai është edhe gjyqtar futbolli në Wallis dhe së fundmi trajner i grupmoshave të reja në FC Brig.

Për më tepër, ndiqeni emisionin Sporti Shqiptar në Zvicër, të hënën në ora 21:00, në TV Syri.

Të gjitha emisionet mund ti gjeni në kanalin zyrtar të TV Syri në Youtube dhe në dritaren informative www.radiovala.com

Bernë, me 23 Maj 2020

Kasam Selimi
Autor dhe Udhëheqës i emisionit

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Hendbollistja Belma Beba në Sportin Shqiptar në Mërgim 42

Sporti Shqiptar në Mërgim emisioni i 42-të Bashkëbiseduese: Belma Beba, hendbollistë në Hendbolliste e HSG …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: