Prej sot 165 medikamente me çmime më të ulëta

Shkup, 1 prill 2016
Prej sot hyjnë në fuqi të gjitha çmimet e reja të zvogëluara të 165 ilaçeve. Bëhet fjalë për uljen e nëntë të çmimeve të ilaçeve në pajtim me metodologjinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë për ilaçe dhe pajisje mjekësore të Republikës së Maqedonisë. Kursimi i përgjithshëm i kësaj ulje të çmimeve të ilaçeve është mbi 653.000 euro.
Sipas Todorov deri më tani me tetë uljet paraprake të çmimeve të ilaçeve, janë kursyer mbi 33 milionë euro në sistemin shëndetësor. Një pjesë e këtyre mjeteve, theksoi, janë kursyer nga ana e institucioneve publike shëndetësore dhe shëndetësisë në përgjithësi si sektor, ndërsa një pjesë janë kursime të qytetarëve përmes uljes së çmimit të ilaçeve në farmacitë.
Ulje të çmimit për 15 për qind ka hikoncil, ky është amoksicilin me emër gjenerik, do të thotë antibiotik. Ka ulje të madhe të çmimit te ilaçet mirzaten dhe velafaks të cilët shfrytëzohen për trajnim të depresionit. Sa i përket ilaçeve spitalore ka ulje të çmimit të fludarabin (për trajnim të leukemisë krinike), topotekan (për trajnim të kancerit në vezore dhe qafën e mitrës), liksumia (tretës për injektim për diabetes melitus tip 2). Ulet edhe çmimi i sandostatin lar (hormon për rritje), eilea (ilaç për degjenrim makular në oftalmologji./Radio Vala01_04_2016_ulje_medikamentesh

 786 total views,  4 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: