Ademi zyrtarisht dha dorëheqje

Shkup, 1 prill 2016
Ministrat e BDI-së në Qeverinë e Maqedonisë në orën 11 kanë deponuar dorëheqjet e parevokueshme nga posti. Siç bëjnë të ditur nga partia dorëheqjet i kanë dorëzuar tek Kryeministri teknik, Emil Dimitriev.
I pari që dorëheqjen e prezantoi edhe në profilin e tij në Facebook, është ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi.
Në profilin e tij ai shkruan se dorëheqja e tij vjen menjëherë dhe konform vendimit të kryesisë së BDI-së të udhëhequr nga Ali Ahmeti.
Sipas paralajmërimeve nga BDI-ja, zgjedhje më 5 qershor do të ketë dhe kjo parti do të marrë pjesë në to.
Ndërkohë priten edhe dorëheqjet e ministrave dhe zëvendësministrave të tjerë të BDI-së./Radio Vala01_04_2016_ademi

 833 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: