Kadastra vendos procedurë VIP për regjistrimin e pronës për gjashtë ditë

Shkup, 1 prill 2016 – Kadastra ka vendosur VIP procedurë për regjistrim të pronës me të cilën bartja e kompetencës nga një person në një tjetër kryhet në tre hapa për gjashtë ditë. Dallimi në çmimin me procedurën ekzistuese, me të cilën aktivitetet janë në shtatë hapa dhe zgjasin 30 ditë, është prej 3.000 deri në 6.000 denarë.

Sipas drejtorit të Agjencisë për kadastër të patundshmërive Sllavçe Tërpevski, me vendosje të procedurës VIP shtesë, u mundësohet qytetarëve që të kenë zgjedhje në cilën mënyrë dëshirojnë ta regjistrojnë patundshmërinë.

Pas ndryshimeve të kryera ligjore procedura është bërë efektive nga fillimi i vitit në formë të shkruar, ndërsa prej sot me sendërtim të e-sportelit të Kadastrës së qytetarëve dhe personave juridikë e kanë të kapshme në rrugën elektronike. Fillon nga noteri i cili do t’u thotë palëve për mundësinë për procedurë VIP.

Kryetarja e Odës së vlerësuesve Nadica Mlladenovska Kërckovska theksoi se me procedurën VIP qytetarët marrin shpejtësi dhe siguri gjatë kryerjes së patundshmërisë, ndërsa komunat të ardhura të sigurta dhe të rritura në bazë të tatimit të qarkullimit të patundshmërive. Oda theksoi se ka 238 anëtarë vlerësues, që janë tërësisht të përgatitura për zbatimin e kësaj procedure.

Me procedurën VIP, siç tha kryetarja e Odës noteriale Zorica Pulejkovska, qytetarët dhe kompanitë do të kenë siguri juridike akoma më të madhe gjatë transferimit të patundshmërive. /Radio Vala

01_04_2016_kadastra

 1,568 total views,  2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: