Ali Ahmeti: Do ta tejkalojmë çdo pengesë, Bashkë do ja dalim në realizimin e qëllimeve tona madhore

Strugë, me 1 Prill 2016

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot mori pjesë në zgjedhjen e kryetares së FG së BDI, ku me votim unanim u zgjodh znj.Arjeta Veliu.

“Nëna shqiptare është shembulli më i mirë i sakrificës dhe mbijetesës, ajo ka kaluar momente shumë të vështira dhe ja ka dal. Ne kemi kaluar fortuna edhe më të vështira dhe në të njejtën mënyra do ta tejkalojmë çdo pengesë. Bashkë ne të gjithë do ja dalim në realizimin e qëllimeve tona madhore” tha mes tjerash kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kryetari Ahmeti gjatë fjalës së tij nuk komentoi zhvillimet e fundit brenda këtij subjekti, ndërsa nuk u prononcua as për mediat për ndonjë temë jashtë asaj për të cilën ishin tubuar.

Në kuvend morën pjesë figurat më të larta të BDI-së, si Abdylaqim Ademi, Bekim Neziri, Ramiz Merko, përfaqësuesit e forumit të gruas dhe funksionarë të tjerë partiak. /Radio Vala

01_04_2016_ali_ahmeti

 743 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: