KF Tirana realizon stërvitjen e fundit në Shqipëri, të mërkurën vjen në Bern

Bern, me 29 Shtator 2020
KF Tirana do të mbërrij të mërkurën në kryeqendrën e Zvicrës në Bern, për ta zhvilluar ndeshjen e Play-Off-it, me kampionin e Zvicrës, BSC Young Boys-in.

“KF Tirana ka kryer sot stërvitjen e fundit në vend. Ekipi është i plotë dhe ne formë për ndeshjen e Play-off kundër Young Boys, që luhet me datë 1 Tetor. Ditën e nesërme në mëngjes skuadra fluturon drejt Zvicrës. Ditën e djeshme datë 28.09.2020, lojtarët, stafi dhe delegacioni kanë kryer tamponët e testeve të COVID-19. Nga përgjigjet e këtyre analizave cdo person ka rezultuar negativ. Ekipi do të vazhdojë të stërvitet normalisht, pa mungesa dhe ditën e nesërme udhëton drejt Zvicrës”, thuhet në njoftimin e KF Tiranës.

BSC Young Boys-i, kundër KF Tiranës, luhet të enjten në ora 20:30, në stadiumin e Wankdorf-it në Bern.

Për këtë takim, i akredituar është edhe gazetari i RadioValës, Kasam Selimi.

@Kasam Selimi
@RadioVala
@Sporti Shqiptar në Mërgim

About Kasam Selimi

Check Also

Egzon Bejtullai për sfidën, Maqedonia e Veriut – Kosova: Le të fitoje më i miri

Egzon Bejtullai për sfidën, Maqedonia e Veriut – Kosova: Le të fitoje më i miri

Këtë e pëlqejnë %d blogues: