EGBO- “NUK I TRËMBEM KUNDËRSHTARIT, SHANSET JANË TË BARABARTA”

29 SEPTEMBER, 2020
Në prag të sfidës ndaj Young Boys, që do të zhvillohet në datën 1 tetor në Zvicër trajneri Emanuel Egbo, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp para gazetarëve shqiptarë. Në prononcimin e tij, trajneri i skuadrës bardheblu, u shpreh si më poshtë:

Eshtë një ndeshje e rëndësishme, si është gjendja e ekipit, ka presion brenda? – Do jetë ndeshje që duhet ta shijojmë dhe të japim maksimumin. Të provojmë fatin tonë në fushë dhe të marrim atë që na takon.
Jang Bojs ka bërë 2 ndeshje në kampionat, janë në ritëm më të shpejtë se ne. 2 ndeshjet që kemi luajtur në Ligën e Kampionëve dhanë një impuls pozitiv. Nuk do luajmë me frikën e ndeshjes së parë. Ekipi do të futet në lojë ashtu siç e filluam pjesën e dytë me Dinamon dhe si e luajtëm ndeshjen me Crvena Zvezdën.
Nuk jemi në presion, janë ata që janë në presion. Në letër janë më të mirë se ne. Do të shkojmë atje, për të dhënë maksimumin nga vetja. Kemi shanset 50% me 50% për t’u kualifikuar. Kush do të bëjë më pak gabime do ta fitojë ndeshjen.

Kemi analizuar kundërshtarët, në ditën e ndeshjes do ta dimë si ta përballojmë. Duhet të përfitojmë nga gabimet e atyre, për ta fituar ndeshjen.
Eshtë përfolur për disa largime të disa lojtarëve, a ka ndikuar ky lajm?- Jemi përqëndruar vetëm te ndeshja. Nuk e kam mendjen te largimet. Për mua nuk ka rëndësi emri. Rëndësi ka çfarë japin brenda fushës. Ekipi i futbollit nuk është si boksi 1 kundër 1. Është grupi ai që ka rëndësi. Kemi bërë analizën e tyre, ka lojtarë që kanë ikur dhe janë dëmtuar. Ata kishin objektiv të futeshin në grupet e Champions-it. Nuk do të jenë shumë të motivuar. Kanë probleme brenda. Është një ndeshje që i kemi studiuar dhe do t’i shohim si mund t’i përballojmë.
Përballeni me një ekip që ka shumë diferencë në shifra, ju trëmb kjo përballje?- Nuk ka shumë diferenca. Ekipi që do të bëjë më pak gabime brenda fushe do të kalojë. Është ekip që duhet vlerësohet maksimalisht. Ka lojtarë të gjatë dhe luajnë me topa të gjata.

Largimi i Muçës? Futbolli kështu e ka. Një trajner në Nigeri më ka thënë, 20 futbollistë nuk mund të luajnë bashkë për 20 vjet. Ai iku në mënyrë paqësore. Vendosi vetë rrugën. I urojmë fat.
Kujtojmë rastin e Young Boys me Skënderbeun- Unë besoj që edhe ajo që arriti Skënderbeu ndaj Young Boys, na jep besim se ne mund të kualifikohemi. Mendimi për bojkotin e Superiores…
Cfarë keni pë të thënë për bojkotin– Nuk mendoj që kampionati nuk do zhvillohet. Mendoj se do zgjidhet, përgjigja e dytë është se nuk e kam në dorë. E vendosin presidentët e klubeve dhe qeveri

About Kasam Selimi

Check Also

Egzon Bejtullai për sfidën, Maqedonia e Veriut – Kosova: Le të fitoje më i miri

Egzon Bejtullai për sfidën, Maqedonia e Veriut – Kosova: Le të fitoje më i miri

Këtë e pëlqejnë %d blogues: