Ekspozitë “Zgjim” me rastin e Ditës botërore të personave me autizëm

Shkup, 2 prill 2016
Me rastin e Ditës botërore të vetëdijes për autizmin, sot pasdite në Qendrën për disenj dhe inovacione “Dhoma publike” do të hapet ekspozita e fotografive me ilustrime, e quajtur “Zgjim”.
Kjo është ekspozita e dytë të cilën e organizojnë prindër të fëmijëve me pengesa në zhvillim, ndërsa paradokohe është hapur edhe në Strumicë në shënimin e Ditës botërore të personave me Sindromin Daun – 21 Marsi. Në fotosesionin kanë marrë pjesë fëmijë me autizëm, Sindromin Daun dhe me sëmundje të rralla. Ekspozita është në kuadër të fushatës “Zgjim”, qëllimi i së cilës është të ngritet vetëdija për nevojat e këtyre personave.
“Këta janë fëmijët dhe njerëzit të cilët janë shkak për një ‘Zgjim’ të ri. Të gjithë fëmijët kanë endrra dhe dëshira të tyre, ndërsa mënyra në të cilën i realizojnë i definon si personalitete. Si prindër dhe njerëz të cilët janë pjesë e kësaj shoqërie, duhet t’u japim mjaftë hapësirë që të shprehen, t’i përkrahim në arritjet e tyre të vogla dhe t’u tregojmë se nuk ekzistojnë kufij, se mund të bëhen çka të dëshirojnë. por, kur kufizimet vijnë në formë të pengesave, atëherë fotografinë e ngjyrosim me ngjyra pak më ndryshe, ndërsa punët marrin tjetër kontekst”, njoftuan organizatorët.
Ekspozita do të jetë udhëtuese dhe, pas Strumicës dhe Shkupit, do të jetë mysafire edhe në qytetet tjera të Maqedonisë./Radio Vala02_04_2016_autizmi

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: