Ministria e Shëndetësisë solli rregullore për kompensim të një pjese të harxhimeve të barnatoreve mobile

Shkup, 2 prill 2016
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Agjencinë për ilaçe dhe mjete mjekësore solli rregullore në të cilën parashikohet kompensim të një pjese rë harxhimeve të barnatoreve mobile, me çka pritet të rritet konkurrenca dhe interesi dhe në këtë mënyrë të mbulohet tërë territori i Republikës së Maqedonisë me barnatoret mobile.
Projekti “Barnatore mobile” është vazhdimisht i përqëndruar në vendbanimet më të vogla deri 1.000 banorë, të cilët janë të detyruar të udhëtojnë edhe nga disa orë deri te qyteti më i afërt që ta marrin terapinë e tyre nga barnatorja.
Këtë sot në konferencë për shtyp në Agjencinë për ilaçe dhe mjete mjekësore e theksoi ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili tha se gjatë periudhës së kaluar kanë publikuar thirrje për ndarjen e licencave në bazë të të cilave kanë ndarë gjashtë licenca për barnatore mobile, të cilat mbulojnë 304 vendbanime me mbi 50.000 banorë.
Ai potencoi se ky projekt është komplementar me projektin “Mjeku rural” dhe recetat të cilat shkruhen nga ana e mjekut rural, barmatorja mobile ka obligim t’i realizojë në afat prej dy ditëve as shkruarjes së tyre./Radio Vala02_04_2016_kompenzim_barnave

 829 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: