REGJISTRIMI 2021, me shumë RËNDËSI!

REGJISTRIMI 2021, me shumë RËNDËSI!

Të dashur bashkëkombës në Mërgim, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Nga data 1 Mars deri me 21 Prill 2021, është koha e regjistrimit të popullsisë së Maqedonisë së Veriut, sidomos e neve që për arsye të ndryshme, nuk jetojmë për momentin në RMV.

Ta shfrytëzojmë këtë mundësi, që përmes vetregjistrimit, në formë elektronike, ta regjistrojmë çdo anëtar dhe pjestar të kombit tonë, kudo që ndodhët.

Këto ditë janë të rëndësishme për Ne, për Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, për gjeneratën e tashme dhe të ardhshme, prandaj të ndajmë pak kohë, ta bëjmë regjistrimin.

Është një ngjarje që s’duhet ta kalojmë heshturazi dhe asessi ta harrojmë.

REGJISTROHU!

Me respekt,

Kasam Selimi

Bern, me 27 Shkurt 2021

#JamShqiptar
#Regjistrohu
#Regjistrimi2021

About Kasam Selimi

Check Also

Labiont Xhoxhaj fiton titullin e parë në boksin profesional

Pejë, me 27 Dhjetor 2020 Boksieri Labinot Xhoxhaj, në ndeshjen e 14-të në boksin profesional, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: