Shyret Elezi dhe Valdet Xhaferi dy kuadrot e rinj nga Gostivari që Ali Ahmeti i propozon për ministra

Gostivar, me 3 Prill 2016

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka propozuar dy kuadro të rinj nga Gostivari, ministra në Qeverinë e Maqedonisë.

Bëhet fjalë për Shyret Elezin me prejardhje nga Çajla e Gostivarit, e cila aktualisht është udhëheqëse e Sektorit të Financave në Komunën e Gostivarit. Shyret Elezi, nga viti 2005 është angazhuar në Sektorin për Financa dhe Buxhet në Komunën e Gostivarit. Ajo është Doktor Shkencash nga sfera e Ekonomisë e cila ka kryer në Universitetin e Shkupit, transmeton Radio Vala.

Shyret Elezi propozohet për Ministre të Vetëqeverisjes Lokale.

Valdet Xhaferi është një kuadër i ri i cili vjen nga Dega e BDI-së së Gostivarit, i cili kohë më parë ka drejtuar edhe postin e kryetarit të Forumit Rinor të kësaj dege. Gjithashtu ka qenë edhe Sekretar i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të USHT-së në Gostivar. Së fundmi ka qenë pjesë e Kabinetit të ministrit të deritanishëm të Drejtësisë, Adnan Jashari, i cili ishte zëdhënës i kësaj ministrie, transmeton Radio Vala.

Valdet Xhaferi propozohet për Ministër të ri të Drejtësisë.

Xhaferi është Magjistër në sferën e Jurispodencës, i cili në UEJL e ka mbrojtur temën e Magjistraturës.

Njëkohësisht ai shquhet për shumë organizime dhe evente kulturore në qytetin e Gostivarit.

K.S/ Radio Vala

03_04_2016_shiret_elezi_valdet_xhaferi

 1,014 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: