Këshilli i Shkupit do të diskutojë për vendosjen e shqiponjës dhe kryqit në Butel

Shkup, 4 prill 2016
Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme duhet ta shqyrtojë Informatën për procedurën për vendosje, si dhe për pjesëmarrje të kryetarit të komunës Koce Trajanovski dhe këshilltarëve në ngjarjet rreth vendosjes së monumentit të shqiponjës dykrenare dhe kryqit në rrugët nën ingerencat e Qytetit.
Këshilltarët do të diskutojnë edhe për informatën për përfaqësimin e kombësive në administratën e qytetit të Shkupit dhe në institucionet dhe ndërmmarrjet e themeluara nga Qyteti.
Në rend të ditës mes tjerash, janë edhe propozim-vendimet për mbarim dhe për dhënie në shfrytëzim të përhershëm të materialit lëvizës të IP Shtëpia e kulturës “Koço Racin”-Shkup, për ndryshime dhe plotësime të Vendimit për linjat e autobusëve, për konfirmim të çmimeve të shërbimeve për shfrytëzim të Teleferikut Sekcioni 1, Vodno e mesme-Kryqi mijëvjeçar dhe ashensori i Kryqit mijëvjeçar-Vodno, si dhe raportet për punën e institucioneve publike të qytetit të Shkupit për vitin 2015./Radio Vala04_04_2016_keshilli_shqiponja

 716 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: