Maqedonia e shënon Ditën e NATO-s

Shkup, 4 prill 2016
Në Shkup sot do të shënohet Dita e NATO-s, përkatësisht dita kur para 67 viteve u formua Aleanca veriatlantike.
Në solemnitetin në Shtëpinë e ARM-së, siç është paralajmëruar, do të flasë minsitri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.
Në shënimin që e organizon Ministria e Mbrojtjes dhe Këshilli euroatlantik i Maqedonisë, do të prezantohen historia, vlerat dhe qëllimet e NATO-s, si dhe rëndësia e integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.
Dita e NATO-s është ngjarje që tradicionalisht shënohet në të gjitha vendet-anëtare të Aleancës, si dhe në vendet-partnere. Në këtë datë, në vitin 1949, 12 vende, në Uashington e nënshkruan Marrëveshjen me të cilën u konstituua Aleanca veriatlantike./Radio Vala04_04_2016_NATO_Maqedoni

About RV2

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: