SHVL-UÇK-së kërkon takim urgjent me Ali Ahmetin

Shkup, 4 prill 2016
Kryetari i Shoqatës së veteranëve të ish UÇK-së së Maqedonisë, Fazli Veliu, së bashku me familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së vitit 2001 të cilt vijnë nga të gjitha komunat shqiptare në Maqedoni, ka kërkuar takim urgjent me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Sipas një komunikate me shkrim të lëshuar nga kjo shoqatë thuhet se është marrë vendim unanim që të bisedohet me Ali Ahmetin në lidhje me çështjen kombëtare shqiptare në IRJM.

Ndryshe në këtë takim mësohet se do të bisedohet për statusin e veteranëve të ish UÇK-së në Maqedoni. Mirëpo në komunikatën me shkrim të lëshuar nga kjo shoqatë më datën 4 prill 2016 dhe të nënshkruar nga kryetari Veliu, shihet qartë se kjo shoqatë Maqedoninë nuk e njeh me emrin kushtetues, por e quan me emrin Ish Republika Jugosllave e Maqedonis./Radio Vala04_04_2016_SHVL_UCK

About RV2

Check Also

(Video) Boksieri Egzon Maliqaj në emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim 44

Egzon Maliqaj është ndër sportistët më të thjeshtë shqiptarë që kam njohur në Zvicër. I …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: