Benzinat shtrenjtohen, dizeli lirohet

Shkup, 4 prill 2016
Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë denarë, ndërsa dizeli dhe ekstra vaji i lehtë për amvisëri lirohen për një denarë, vendosi sot Komisionit Rregullativ për Energjetikë.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 61 den/lit, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me çmim prej 63 den/lit. Sipas vendimit të Komisionit Rregullativ, çmimi i dizelit do të jetë 44 den/lit, ndërsa i ekstra vajit të lehtë për amvisëri 32,50 den/lit.
Zvogëlohet edhe çmimi i mazutit M-1 NS për 0,609 den/kg, ashtu që tani ai do të shitet me çmim prej 16,228 den/kg.
Komisioni Rregullativ sqaron se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me periudhën e fundit katërmbëdhjetëditëshe shënojnë rritje te benzina në mesatare për rreth 4,51 për qind, ndërsa te dizeli zvogëlim mesatarisht për rreth 0,55 për qind./Radio Vala

FOTO DI REPERTORIO ©LAPRESSE 22-08-2012 Benzina oltre 2 euro, massimo storico

 858 total views,  3 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: