Debat në sferën e shëndetësisë, në organizim të BDI-së

Shkup, 04 Prill 2016
Bashkimi Demokratik për Integrim në kuadër të aktiviteteve për përgatitjen e Platformës 2020, sot ka organizuar një debatë në sferën e shëndetësisë. Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor, Bekim Neziri, në fjalën e tij në hapjen e debatit theksoi se qëllimi i këtyre takimeve është që bashkërisht të përgatitet një Platformë e cila do të realizohet gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës.
“BDI gjithmonë ka zbatuar një politikë të bazuar në transparencë si një nga parimet kryesore që mundëson prosperitet dhe besueshmëri, ndaj, ne si parti politike po realizojmë takime me grupe të interesit me të cilët po ndajmë synimet e programit tonë 2016-2020, me qëllim që të diskutojmë rreth çështjeve që tangojnë grupet e ndryshme, si dhe të marrim sugjerime dhe ide për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve në fusha të ndryshme jetësore. Këto ide/sugjerime më tej do të inkorporohen në Programin e BDI-së dhe me besimin e qytetarëve në zgjedhjet e qershorit, ku të njëjtat do të jenë pjesë edhe të Programit Qeveritar. Më konkretisht, me takimin e sotëm synojmë që së bashku të hartojmë një platformë e cila do ti përballojë sfidat me të cilat hasemi dhe të ofrojë suksese me ide inovative dhe projekte të cilat do të stimulojnë rritjen e Shëndetit”, tha Neziri.
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Nasuf Ipçja prezantoi propozim platformën në sferën e shëndetësisë dhe njëkohësisht potencoi se kjo platformë do të plotësohet me sugjerime dhe ide të reja.
“Sot kemi vazhduar aktivitetet e Shtabit Qendror të BDI-së dhe kemi organizuar një debatë në sferën e shëndetësisë ku para organizatave të ndryshme, mjekëve dhe grupeve të interesit kemi prezantuar propozim platformën e BDI-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të këtij viti. Gjithashtu, pas prezantimit kemi debatuar për sistemin shëndetësor, atë që e propozojmë ne dhe njëkohësisht kemi dëgjuar sugjerimet dhe idetë e reja që kanë dalur nga ky debat. Këto sugjerime, ide dhe propozime konkrete do ti inkorporojmë në versionin final të Platformës 2020 me të cilën do të dalim para elektoratit në zgjedhjet e ardhshme. Qëllimi ynë është që të krijojmë një sistem efikas shëndetësor që do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe njëkohësisht do të vazhdojmë me projektet e filluara në sferën e shëndetësisë që dukshëm do të përmirësojnë çdo shërbim mjekësor”, tha Ipçja.
Në këtë takim mes tjerash u tha se objektivi kryesor do të jetë stimulimi i rritjes së kapaciteteve dhe cilësisë në spitalet tona, edukimi dhe trajnimi i kuadrit mjekësor, ulja e pritjeve të terminëve dhe hapja e punkteve të reja të ndihmave të shpejta. E gjithë kjo e ndjekur me politika konkrete për zhvillim të shëndetësisë. Pra e gjithë kjo realizohet sepse Bashkimi Demokratik për Integrim promovon një model të zhvillimit, si dhe një jetë sa më të shëndetshme me mundësi të barabarta për të gjithë./Radio Vala04_04_2016_BDI_2020

About RV2

Check Also

(Video) Boksieri Egzon Maliqaj në emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim 44

Egzon Maliqaj është ndër sportistët më të thjeshtë shqiptarë që kam njohur në Zvicër. I …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: