Reagon FC Shkupi pas gjithë asaj që ndodhi në takimin e djeshëm me Vardarin

Shkup, me 4 Prill 2016

REAGIM

Nga: FC Shkupi dhe kryesia e skuadrës, pas gjithë asaj që ndodhi para, gjatë dhe pas takimit të djeshëm me Vardarin

Fillimisht, si kryesi e klubit dëshirojmë të theksojmë se i dënojmë të gjitha problemet të cilat ndodhën gjatë takimit në fjalë, pasi ne, si klub futbollistik, çdoherë mundohemi që loja në fushën e gjelbër të jetë ajo për të cilën duhet të flitet para dhe pas takimeve.

Mirëpo, në ndeshjen e djeshme, për fat të keq ndodhën disa probleme, të cilat ne si kryesi, jemi të fundit të cilat do të kishim dashur që ti shohim në fushën tonë.

Ne, si klub që prej disa ditësh, ishim përgatitur maksimalisht për organizim sa më të mirë të këtij derbi takimi, gjë që u dëshmua në fillim të ndeshjes. I kishim marr të gjitha masat e mundshme të sigurisë, duke angazhuar një numër të madh të sigurimit, por mbi të gjitha, kryesia e ngushtë, stafi teknik dhe futbollistët tanë, ishin ata që u munduan gjatë gjithë kohës ti dalin në ndihmë ekipit mysafir, për ta pritur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për fat të keq, disa herë ndodhën disa incidente të vogla, të cilat në fund e bënë që ajo që ndodhi në fushën e gjelbër, të mbetet nën hije.

Gjithçka nisi me një hedhje të shishes së ujit në drejtim të lojtarit mysafir Goran Popov, i cili paraprakisht kishte provokuar disa herë të pranishmit në tribunë, e që nuk i takon të veprojë në mënyrë të tillë një futbollisti i cili pretendon se është profesionist.

Një person tjetër i cili ndikoi në nxitjen e masës, pa dyshim që ishte edhe arbitri kryesor i këtij takimi, Dimitar Meçkarovski, i cili akordoi një penallti për mysafirët, ndërsa në anën e kundërt, në një rast tjetër që ishte shumë më i pastër se ky i pari, kur Enes Akgun u mbajt prej mbrapa nga Goran Popov, heshti dhe nuk akordoi penallti për ekipin tonë. Një gjë që dëshmoi për një arshin të dyfishtë të arbitrimit.

Mbi të gjitha, provokimet më të mëdha që nxitën turmën, erdhën pas mbylljes së takimit, kur portieri mysafir, Tome Paçovski, goditi një prej fëmijëve që ishte i obliguar për mbledhjen e topave gjatë takimit, ndërsa trajneri i Vardarit, Goce Sedlloski dhe kapiteni Boban Grnçarov, festuan duke u përqafuar dhe provokuar mu para tribunës vendase, gjë që irritoi edhe më shumë të gjithë shikuesit e pranishëm në shkallët e stadiumit.

Për fund, duam të cekim edhe njëherë që ne si klub, në të kaluarën, dje dhe në të ardhmen, çdoherë jemi munduar dhe do të mundohemi që të presim në mënyrën më të mirë të mundshme të gjitha skuadrat mysafire në stadiumin tonë në Çair, gjë që e kishim dëshmuar gjatë të gjitha takimeve të sivjetme, qofshin ato në garat kampionale apo të kupës, derbi apo ndeshje të rëndomta.

SHKUP
04.04.2016

 

/Radio Vala04_04_2016_fc_shkupi

 857 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Hendbollistja Belma Beba në Sportin Shqiptar në Mërgim 42

Sporti Shqiptar në Mërgim emisioni i 42-të Bashkëbiseduese: Belma Beba, hendbollistë në Hendbolliste e HSG …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: