Kuvendi do t’i zgjedh ministrat dhe zëvendësministrat e rinjë të BDI-së

Shkup, 5 prill 2016
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në suaza të seancës së 100-të duhet t’i zgjedhë ministrat dhe zëvendësministrat e rinj të propozuar nga BDI-ja.
Sipas propozimit të liderit të BDI-së Ali Ahmeti, zëvendëskryeministër i ri i Qeverisë i obliguar për çështje evropiane do të jatë Arbër Ademi, Festim Halili – zëvendëskryeministër i Qeverisë i obliguar për Marrëveshjen korrnizë, Valdet Xhaferi – ministër i Drejtësisë, Pishtar Lutfiu – ministër i Arsimit dhe Shkencës, Driton Kuçi – ministër i Ekonomisë, Bashkim Ameti – ministër i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Shyrete Elezi – ministre e Vetëqeverisjes Lokale.
Agim Nuhiu duhet të vjen në vendin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Faton Pollozhani si zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve dhe Gëzim Beadini si zëvendësministër i Financave.
Kandidatët e propozuar vijnë në vendet e ministrave të deritanishëm Musa Xhaferi, Fatmir Besimi, Bekim Neziri, Abdilaqim Ademi, Nurhan Izairi, Adnan Jashari dhe Lirim Shabani, si dhe zëvendësministrat Ardian Xheladini, Nimetulla Halimi, Zemri Qamili dhe Ilmi Selami, të cilët dhanë dorëheqje të pakthyeshme të premten, pasi një ditë me parë vendim të tillë mori udhëheqësia partiake e BDI-së. Dorëheqjet ua ka konstatuar Kuvendi mbrëmë në fillim të seancës së 98-të./Radio Vala05_04_2016_kuvendi_RM

About RV2

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: