Ali Ahmeti takoi Kristian Denielson

Shkup, 5 prill 2016
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka qëndruar sot në selinë e Bashkimit Evropian në Shkup ku është takuar me Kristian Denielson, drejtor i Drejtorisë për Zgjerim pranë BE-së si dhe ambasadorin evropian në Maqedoni Aivo Orav.
Kryetari Ahmeti dhe drejtori Denielson, siç thuhet në kumtesë, bashkëbiseduan për situatën aktuale në vend, gjendjen e sigurisë, zbatimin e marrëveshjes së Shkupit, integrimin në Bashkimin Evropian, reformat si dhe marrëdhëniet ndëretnike.
Danielson përcolli vlerësimet e larta të Brukselit për rolin konstruktiv të kryetarit Ahmeti dhe të BDI-së në arritjen e marrëveshjes së Shkupit.
Kryetari Ahmeti theksoi që Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet ta bëjë punën me përpikshmëri, ndërsa BDI do t’i japë përkrahje KSHZ-së për zbatim shembullor të zgjedhjeve, ndërsa ftoi edhe partitë e tjera politike që mos ta pengojnë procesin në çfarëdo mënyre.
BDI do të angazhohet për vijim të reformave edhe pas zgjedhjeve dhe do të ndërtojë politikat shtetërore në partneritet me komunitetin ndërkombëtar për të mirën e përbashkët.
Nënvizoi rëndësinë e vijimit të procesit integrues menjëherë pas zgjedhjeve të 5 qershorit.
Ahmeti gjithashtu foli për qëllimet e qendrave të caktuara, në bashkëpunim me grupime kriminele, të cilat përpiqen që të nxisin veprime joracionale të BDIsë në mënyrë që ta dëmtojnë procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Shkupit, por siguroi Denielson që BDI dhe shqiptarët nuk to të lejojnë që të bien pre e montimeve të tilla./Radio Vala05_04_2016_ahmeti_danielson

About RV2

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: