Në shkollat e mesme në Gostivar ka 1.904 vende për regjistrim në vitin e parë

Gostivar, 5 prill 2016
Në vitin e ardhshëm shkollor 2016/2017 në shkollat e mesme shtetërore në Gostivar mund të regjistrohen gjithsej 1.904 nxënës të shkollave fillore, sa janë paraparë me Konkursin e Ministrisë së Arsimimit dhe Shkencës.
Njëjtë si vitin e kaluar, më shumë nxënës (714) mund të regjistrohen në shkollën e mesme teknike, të cilët do të ndahen në nëntë paralele në gjuhën shqipe, shtatë në gjuhën maqedonase dhe pesë në gjuhën turke.
Në këtë shkollë mund të mësohen më shumë drejtime: elektroteknikë mekanike, kimike-teknologjike, ndërtimore-gjeodezike, kozmetike. Minimumi i paraparë për regjistrim, sipas Konkursit lëviz prej 30 deri 55, varësisht nga drejtimi.
Në shkollën e mesme komunale, të njohur si gjimnaz, ka vend për 476 nxënës të rinj, prej të cilëve 306 për mësim në gjuhën shqipe, 102 në gjuhën turke dhe 68 në gjuhën maqedonase, të cilët për regjistrim duhet të kenë të paktën 60 pikë.
Në shkollën ekonomike janë paraparë 442 vende të lira për nxënës të vitit të parë. Në gjuhën shqipe, është paraparë të formohen shtatë paralele, në gjuhën maqedonase pesë dhe në gjuhën turke një paralele. Kjo shkollë profesionale arsimon kuadro prej disa drejtimeve: teknik juridik ekonomik apo bankar dhe sekretar afarist.
Shkolla e mjekësisë në vjeshtë do të pranojë 272 nxënës, 136 në gjuhën shqipe dhe 68 në gjuhën maqedonase dhe turke. Gjysmë maturantët mund të zgjedhin mes drejtimeve: teknik mjekësor dhe teknik dhëmbësh, ndërsa minimumi i nevojshëm për regjistrim është 70 pikë.
Nxënësit e klasave të teta kanë pothuaj tre muaj të vendosin ku do ta vazhdojnë arsimin. Afati i parë i regjistrimit do të zbatohen më 28 dhe 29 qershor./Radio Vala05_04_2016_shkollat_Gostivar

About RV2

Check Also

(Video) Boksieri Egzon Maliqaj në emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim 44

Egzon Maliqaj është ndër sportistët më të thjeshtë shqiptarë që kam njohur në Zvicër. I …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: