Kuvendi i zgjodhi ministrat dhe zëvendësministrat e rinj të BDI-së

Shkup, 5 prill 2016
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i zgjodhi ministrat dhe zëvendësminsitrat e rinj në Qeveri, të propozuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Kundër votuan deputetët e LSDM-së. Pas përfundimit të votimit, anëtarët e rinj të Qeverisë dhanë deklarata solemne.
Kryetari i Qeverisë për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, Emil Dimitriev theksoi se konform nenit 94 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë e parashtron Propozimin për zgjedhje të ministrave në dikasteret juridik, ekonomi, arsim dhe shkencë, pushtet lokal, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, si dhe ministra pa dikaster të angazhuar për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, për çështje evropiane dhe për tërheqje të investimeve të huaja.
“Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për Qeveri për zbatimin e zgjedhjeve e cila është dakorduar midis partive politike me Marrëveshjen qershor/korrik në Shkup e cila ka mandat të kufizuar dhe specifika dhe duke e pasur parasysh afatin e shkurtër të shpërbërjes së Kuvendit për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të 5 qershorit, vlerësoj se është korrekte të pranohet Propozimi për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë”, tha Dimitriev.

Pret këta persona nëse zgjidhen të qasen drejt punës me përkushtim maksimal, respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve dhe të tregojnë sjellje e cila është e vetëdijshme, përgjegjëse dhe në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
“Edhe krahas performancës së kufizuar të Qeverisë, pres që këta persona të vazhdojnë me zbatimin e Programit të Qeverisë dhe projektet e Qeverisë, të kenë punë të suksesshme dhe produktive në dikasterin që e mbulojnë, si dhe të realizojnë bashkëpunim të mirë me organet dhe institucionet tjera të shtetit. Qeveria për zbatimin e zgjedhjeve nuk ka mandat dhe performancë që të sundojë në afat më të gjatë, por thjesht të menaxhojë me proceset deri te mbajtja e zgjedhjeve më 5 qershor”, theksoi Dimitriev.
Ai, siç tha, pret dhe është i bindur se qytetarët e Republikës së Maqedonisë në zgjedhje korrekte, të lira dhe kredibile do të vendosin për përbërjen e re të Qeverisë e cila do të vazhdojë me zbatimin e projekteve reale të cilat janë në interes të popullit dhe sigurojnë përfitime reale për çdo qytetar.
Zëvendëskryetar i ri i Qeverisë i obliguar për Çështje Evropiane do të jatë Arbër Ademi, Festim Halili – zëvendëskryetar i Qeverisë i obliguar për Marrëveshjen e Ohrit, Valdet Xhaferi – ministër i Drejtësisë, Pishtar Lutfiu – ministër i Arsimit dhe Shkencës, Driton Kuçi – ministër i Ekonomisë, Bashkim Ameti – ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Shyrete Elezi – ministre e Vetëqeverisjes Lokale dhe Arlind Zeqiri ministër i Investimeve të Huaja.
Agim Nuhiu është zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Faton Pollozhani zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve, Gëzim Beadini, zëvendësministër i Financave dhe Bekim Maksuti zëvendësministër i Mbrojtjes.
Ministrat e deritanishëm të BDI-së dhanë dorëheqje të parevokueshme gjatë ditës së premte, pasi një ditë më parë një vendim të tillë solli udhëheqësia partiake e BDI-së. Dorëheqjet ua konstatoi Kuvendi dje me fillim të seancës së 98-të.
Propozimi i parë i dërguar nga Dimitriev deri te Kuvendi u plotësua me emrat e Arlind Zeqirit, ministrit i Investimeve të Huaja dhe Bekim Maksuti, zëvendësministër i Mbrojtjes.
Në debat, Ermira Mehmeti nga BDI-ja shprehu, siç tha, kënaqësi personale që sot promovohet gjenerata e re e politikanëve dhe intelektualëve të BDI-së, shqiptarë të Maqedonisë, proevropianë, bashkëkohor dhe çfarë është më e rëndësishme, siç tha, nuk vuajnë nga kompleksi i inferioritet dhe nga kjo të jenë servil ndaj cilitdo, si personalitete, si autoritetet ose di institucion në Republikën e Maqedonisë.
“BDI-ja çdoherë ka promovuar frymë të shikimi përpara, e jo kthim mbrapa, prandaj ne sot japim një ofertë të re, marrëveshje të re politike me votuesit tanë, me qytetarët e Maqedonisë, me tërë opinionin, i cili vazhdimisht e drejtuan gishtin ndaj nesh dhe kuadrove tona, t[ë cilët pothuajse ishin të ngjitur për karriget e tyre. megjithatë sot tregojmë se kanë guxim, kemi njohuri dhe çfarë është më e rëndësishme kemi kuadro”, theksoi Mehmeti.
Sipas deputetes së BDI-së, sot fillon reforma, duke iu porositur funksionarëve të rinj qeveritar se përgjegjësinë më të madhe ata do ta kenë para votuesve.
“Sot merrni barrë të madhe të përgjegjësisë për ta çuar përpara vendin që të na mundësoni proces zgjedhor korrekt dhe demokratik dhe, kuptohet, të jeni pikërisht ju shtylla ndaj të cilëve sërish do të vendosen vlerat e shkatërruara demokratike”, porositi Mehmeti.
Imer Aliu nga PDSH-ja konsideron se sot konstatohet mossuksesi i atyre që paraprakisht ishin në këto vende të ministrave dhe zëvendësministrave, por edhe të atyre që nesër me kusht iu përfundon mandati sepse është paraparë shpërbërje e Parlamentit. Kjo Qeveri,. sipas tij, prej nesër do të jetë teknike. Gjatë nëntë viteve të kaluara të qeverisjes, BDI-ja, sipas Aliut ka shënuar vjedhje, korrupsion, pasurim personal dhe mosrealizim të asnjë interesi i cili shkon në shtesë të shqiptarëve. Sipas PDSH-së, në këtë periudhë ka ngecje të Marrëveshjes së Ohrit.
Deputetja e pavarur Sollza Gërçeva konsideron se hapi i BDI-së dhe vendimi personal i liderit të partisë Ali Ahmeti për t’i propozuar kandidatët për ministra dhe zëvendësministra, është skandaloz dhe e tregon kapacitetin jodemokratik të partisë.
Deputetët e LSDM-së nuk kanë votuar për kandidatët e propozuar sepse ky hap i BDI-së, sipas deputetit Petre Shilegov, është pjesë e skenarit mes partnerëve të koalicionit BDI dhe VMRO-DPMNE. Kjo, siç tha Shilegov, është kontribut i madh i BDI-së për komplikimin shtesë të gjendjes politike në vend. Dy partitë, sipas Shilegovit, dhjetë vite kanë e qeverisin shtetin dhe qëllimi i tyre i vetëm është pasurimi personal dhe partiak, ndërsa në tërësi i kanë neglizhuar interesat e vendit dhe të të gjithë qytetarëve.
“Kriza në Maqedoni nuk mund të tejkalohet derisa ju nuk mposhteni, sepse ju jeni krijues të krizës”, tha Shilegov.
Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE kanë replikuar duke i bërë thirrje LSDM-së të paktën publikisht të distancohen nga incizimet e përgjuara të publikuara private.
Deputeti Rafiz Aliti nga BDI-ja tha se jo vetëm Bekim Maksuti, ka edhe ministra të tjerë që kanë qenë në radhët e UÇK-së. “Kanë qenë në përbërjet e kaluara qeveritare. Dhe asgjë të keqe nuk ka përjetuar Republika e Maqedonisë nga ata që kanë qenë në radhët e UÇK-së. Këtë e them nga fakti që kryesia e BDI-së ose shtabi i mëparshëm i UÇK-së e ka bërë kompromisin më të madh dhe i ka thënë “po” bashkëjetesës “po” Republikës së Maqedonisë. Nuk kemi pranuar ndarje të Maqedonisë”; tha Aliti.
Sipas tij, fajin për përgjim duhet të kërkojë në radhët maqedonase, sepse atje ku është kryer nuk ka pasur asnjë shqiptar.
Roza Tupuzova-Karevska nga PLD-ja tha se me vëmendjei ka lexuar biografitë e të rinjëve dhe shtoi se disa prej tyre janë të dobët me përvojë të vogël pune, me shumë seminare dhe konferenca. Sipas saj, shembull pozitiv është biografia e Elezit. Ajo tha se do të votojë me abstenim për ministrat sepse konsideron se këta njerëz janë keqtrajtuar në këtë moment që të propozohen në këto vende. /Radio Vala05_04_2016_kuvendi_ministrar

About RV2

Check Also

(Video) Boksieri Egzon Maliqaj në emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim 44

Egzon Maliqaj është ndër sportistët më të thjeshtë shqiptarë që kam njohur në Zvicër. I …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: