Driton Kuçi mori funksionin e Ministrit të Ekonomisë nga Bekim Neziri

Shkup, 5 prill 2016
Driton Kuçi edhe zyrtarisht u ul në karrigen ministrore në Ministrinë e Ekonomisë. Sot ai mori detyrën nga paraardhësi i tij Bekim Neziri.
Siç kumtoi Ministria e Ekonomisë, në pranim-dorëzimin e detyrës, Neziri e informoi atë lidhur me projektet e realizuara gjatë mandatit të tij, si dhe me ingerencat e Ministrisë së Ekonomisë, duke theksuar domosdoshmërinë e funksionimit të vazhdueshëm të objektivave ekzistuese, si rritja e ekonomike, tërheqja e investimeve të huaja, rritja e eksporteve dhe përmirësimi i klimës së biznesit, ndërsa i uroi ministrit Kuçi punë të suksesshme.
Ministri i ri i Ekonomisë Driton Kuçi është magjistër i shkencave juridike (E drejta kushtetuese) dhe doktorant në Fakultetin Juridik të Universitetit të Shkupit “Shën Qirili dhe Metodi”.
Në detyrën e Ministrit vjen nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, ku ka pozitën e koordinatorit të studimeve të disperzuara të USHT-së në Shkup.
Më herët ka qenë asistent doktorant në USHT, si dhe asistent në Universitetin FON./Radio Vala05_4_2016_neziri_kuci

About RV2

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: