Konferencë për mbështetje të zanateve tradicionale dhe potencialit socialo-ekonomik

Shkup, 8 mars 2016 – Në kuadër të projektit për valorizim të zanateve tradicionale dhe potencialit socialo-ekonomik në Komunën e Çairit dhe Gjilanit, si pjesë e programit të Unionit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Kosovës, Komuna e Çairit organizon “Konferencë për mbështetje të zanateve tradicionale dhe potencialit socialo-ekonomik në Komunën e Çairit dhe Gjilanit”.

Pritet që në këtë ngjarje fjalim të mbajnë kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, kryetari i Komunës së Gjilanit Lufti Haziri, ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, kryetari i shoqatës “Esnaf” Bejtulla Morina dhe Jaromir Leviçek nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup.

Në këtë konferencë, e cila do të mbahet në hotel “Bushi” (salla e konferencave) më fillim në orën 10:00, do të prezantohen potencialet dhe projektet rrjedhëse për zhvillimin e zanateve tradicionale në Çarshinë e Vjetër, si dhe përvojat e disa ndërmarjeve dhe ekspertëve të suksesshëm të kësaj fushe./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Boksieri Egzon Maliqaj në emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim 44

Egzon Maliqaj është ndër sportistët më të thjeshtë shqiptarë që kam njohur në Zvicër. I …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: