Festim Halili mori postin e zëvendëskryeministrit

Shkup, 6 prill 2016
Festim Halili sot edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e zëvendëskryeministrit i angazhuar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit nga zëvendëskryeministri i deritanishëm Musa Xhaferi.

Me këtë rast, Xhaferi e njoftoi zëvendëskryeministrin e ri me funksionimin e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, rreth angazhimeve që kanë të bëjnë me zbatimin e këtij dokumenti paqësor si dhe me angazhimet tjera.

Zëvendëskryeministri i ri Halili theksoi se prioritet do të ketë vazhdimin e zbatimit të MO-së sepse kjo marrëveshje historike, sipas tij, është e një rëndësie të madhe për vendin në krijimin e një shoqërie shumë etnike që na shpie drejt integrimeve euro-atlantike./Radio Vala06_04_2016_fetim_halili

 648 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Renova në pritje të sfides europiane, Islami: Jemi mirë të përgatitur

Yerevan, me 26 Gusht 2020 KF Renova ka mbërritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit në Yerevan. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: