VASHAT E KB SHKUPIT SHKRUAJNË HISTORINË NË BASKETBOLLIN VENDOR

Shkup, 06 Prill 2016
Klubi i basketbollit Shkupi në konkurrencë të femrave ka shkruar historinë në basketbollin vendor, pasi është ekipi i parë shqiptarë ekipor që ka siguruar një vend për në garat e “plej-offit”. Vashat “bardhekaltër” sezonin e rregullt në Superligë e mbyllën në pozitën e katërt me 24 pikë të tubuara, duke siguruar një dyluftim me skuadrën kryesuese të Badel 1862. Këta të fundit ishin superior në sezonin e rregullt duke shënuar 20 fitore nga po aq ndeshje, ashtu që shanset e KB Shkupi në përballjen ndaj tyre janë minimale, duke pasur parasysh se Badel 1862 futet me epërsi prej 1:0, dhe vetëm edhe një fitore ata do ti kualifikonte për në ndeshjen finale. Ndeshja Shkupi – Badel 1862 zhvillohet të shtunën, ndërsa po të njëjtën ditë në përballjen tjetër do të takohen Klubski P. dhe Studenti./Radio Vala06_04_2016_basketbolli_Shkup

About RV2

Check Also

(Video) Boksieri Egzon Maliqaj në emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim 44

Egzon Maliqaj është ndër sportistët më të thjeshtë shqiptarë që kam njohur në Zvicër. I …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: