Bisedë telefonike Ahmeti-Han, për situatën në vend

Shkup, 06 Prill 2016

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një bisedë telefonike që ka patur me Еurokomesarin për zgjerim, Johannes Hahn, ka shprehur gatishmërinë që të zbatohet deri në fund marrëveshja e Shkupit, e cila garanton zgjedhje të lira dhe të besueshme për të gjithë qytetarët.

Në një bidedë miqësore telefonike, sigurova Komisionerin Johannes Hahn se BDI mbetet e përkushtuar tërësisht në zbatimin e Marrëveshjes së Shkupit dhe përfundimit të pregaditjeve për zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme.

Gjithashtu falenderova z. Hahn për angazhimin e tij të madh në drejtim të zgjidhjes së krizës dhe ia përsërita përcaktimin tonë që mos të lejojmë asnjë qendër që të na devijoj nga rruga e përforcimit të demokracisë dhe reformave sistemore.

Komisioneri Hahn u shpreh i gatshëm që të ndihmon procesin edhe më tej në drejtim të zbatimit të plotë të Marrëveshjes./Radio Vala06_04_2016_ahmeti_han

About RV2

Check Also

(Video) Boksieri Egzon Maliqaj në emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim 44

Egzon Maliqaj është ndër sportistët më të thjeshtë shqiptarë që kam njohur në Zvicër. I …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: