Kuvendi u shpërbë

Shkup, 7 prill 2016
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mbrëmë u shpërbë në pajtim me vendimin që e votuan deputetët më 23 shkurt me qëllim të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor.
Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski pas prononcimit të deputetëve për pikat e rendit të ditës së seancës së 98-të mbrëmë deklaroi se me këtë përfundon mandati i përbërjes parlamentare aktuale.
“Meqë sonte përfundon mandati i kësaj përbërje parlamentare, dëshiroj të gjithë juve t’ju uroj në të ardhmen, para së gjithash, gëzim dhe suksese si në planin personal ashtu dhe në planin profesional. Kjo periudhë mandatuese edhe kjo përbërje parlamentare kaloi përmes shumë rrjetëzimeve të vështira, por megjithatë arritëm të gjithë së bashku të realizojmë edhe rezultate konkrete në realizimin e të gjitha përcaktimeve strategjike, në ndërtimin e një të ardhme stabile dhe të ardhme më të mirë. Unë personalisht si kryetar i Kuvendit e shpreh kënaqësinë time dhe shfaq shpresë të sinqertë se secili prej nesh pa dallim të përkatësisë politike dhe angazhimit të tij të ardhshëm do të vazhdojë të kontribuojë për mirëqenien e Republikës së Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve të saj”, tha mbrëmë Veljanoski në fjalimin e shkurtër.
Deputetët e LSDM-së nuk morën pjesë në seancë. Edhe krahas kërkesës së tyre nuk u konvokua seancë urgjente në të cilën do të konstatoheshin dorëheqjet e ministrave të tyre dhe zëvendësministrave që paraprakisht gjatë ditës i kanë shtruar deri te kryetari i Qeverisë për zbatimin e zgjedhjeve, Emill Dimitriev.
Ndryshe, kryetari i Parlamentit Veljanoski në një intervistë televizive para dy ditësh deklaroi se sot dhoma ligjdhënëse do të punojë normal dhe se me 7 Prill Kuvendi do të shpërbëhet dhe në pajtim me kompetencat e tij, do të shpall zgjedhje më 5 qershor.
“Si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kushtimisht, mund të taktizoj në vend që më shtatë prill deri pesëmbëdhjetë prill ta nënshkruaj vendimin për shpërbërje dhe mbajtje të zgjedhjeve më pesë qershor, në mënyrë që t’i jap mundësi KSHZ-së për vazhdim, kushtimisht, të disa punëve nëse eventualisht nukl janë kryer. Kjo ka të bëjë rreth pjesës së Listës zgjedhore, sepse shumë aktivitete në KSHZ gjatë zbatimit të zgjedhjeve varen nga dita e nënshkrimit të vendimit për shpallje të zgjedhjeve nga ana e kryetarit të Kuvendit. Për atë arsye, unë pas shpërbërjes së Kuvendit do të bisedoj me kryetrain e KSHZ-së dhe do t’ia ofroj atë obsion, në mënyrë që të kenë akoma më tepër kohë për t’i përfunduar punët që do të duhej”, tha Veljanoski.
Me marrëveshjen e Përzhinos të qershor/korrikut 2015 të arritur nga katër partitë më të mëdha politike VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH me ndërmjetësim të BE-së dhe SHBA-së, u arrit që zgjedhjet të mbahen më 24 prill, por ky vendim ishte ndërruar me propozim të BDI-së, me mbështetje të VMRO-së. LSDM nuk votoi edhe pse kërkonte shtyerjen e zgjedhjeve, për, siç theksuan, mospërmbushjes së kushteve për zgjedhje të drejta, demokratike dhe kredibile. Shtyerja e zgjedhjeve ishte mbështetur edhe nga ambasadorët e SHBA-së, Xhes Bejli dhe të BE-së, Aivo Orav./Radio Vala07_04_2016_kuvendi

About RV2

Check Also

(Video) Boksieri Egzon Maliqaj në emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim 44

Egzon Maliqaj është ndër sportistët më të thjeshtë shqiptarë që kam njohur në Zvicër. I …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: