Ministri i drejtësisë Valdet Xhaferi realizoi takimin e parë me zëvendës prokurorin z.Ferat Elezi

Shkup, 07 Prill 2016

Ministri i drejtësisë Valdet Xhaferi sot realizoi takimin e parë me zëvendës prokurorin e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë z.Ferat Elezi.
Me ndryshimin e Rregullores për sistematizim në Prokurorinë Publike të RM për herë të parë që nga themelimi i kësaj prokurorie në vitin 1945 u parapa posti zëvendës prokuror ku z.Ferat Elezi pati nderin të jetë zëvendës prokurori i parë në Republikën e Maqedonisë.
Ministri i drejtësisë Valdet Xhaferi dhe zëvendës prokurori z.Ferat Elezi biseduan për bashkpunimin ndërmjet dy institucioneve si dhe detyrat që duhet të realizohen në të ardhmen.
Ministri Xhaferi i uroi suksese në funksionin e ri zëvendës prokurorit të RM z.Elezi./Radio Vala07_04_2016_xhaferi_elezi

 882 total views,  1 views today

About RV2

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: